Poezi nga Juljana Mehmeti

Poezi nga Juljana Mehmeti

 

Endacakë…

E doja atë fundosje të ëmbël oqeanit tënd
atë kredhje të ngadaltë
diku poshtë një vale
avitur drejt një limani
e përkundur varkës tonë
shpurpuritjes erë;
dy rrema që vozitin
dhe një velë përhumbur në horizont.

E dashurova dhe heshtjen
që fliste frymarrjes tënde në udhëtim
universeve të pashkelura ndjesish
aromash përhapur profund
tek shëtisja qiellit
dhe dritën
fshehur pas diellit
e ndriçuar zbehtësisë së një nate
në vezullime sysh.

… dhe ne të dy
endacakë të përndjekur
arratisjes tonë
fshehur përtejqiejve,
vizatuar puthje
fatit të të njëjtit yll .

@Julja

 

***

Ja pra, ikën edhe shtegtarët e fundit
pak nga pak veniten sysh fluturuar hapësirës…
këtu mbeta veç unë
tek i njëjti park i boshatisur
zhveshur mëkatit të stinës
udhërrëfyesja e vetme
e rrugës në kthim…

@ Julja

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s