Poezi nga Ndue Marku


Poezi nga Ndue Marku

 

UNË JAM DHUNUESI YT…

Unë s’jam asgjë përpara teje,
Jam një gënjeshtarë,një mashtrues,
Jamë njeriu qe ti duhet të më urresh,
Ti duhet të më pështyshë në fytyrë,
Unë,jamë një burracak…
Unë jamë një pijanec,një i pa punë,drogagji…
Jamë mallkim për ty… grua..!

Të kam gënjyer kur të kam thenë
”Se veç ty të dua”
Të kam gënjyer kur të kam thenë:
”Se s’të kam tradhëtuar”
Të kam gënjyer kurë të kam thenë:
”Se ti je bota për mua”.

Unë jam dhunuesi yt,jam…maskara…,
Si skllave të kam trajtuar gjithnjë
Sa e sa herë,lotet e ngrohtë të syve tu
Ti kam rrokullisur…
Drejt buzeve qe dridheshin në agoni..!

Dhe prap më ke dashur më gjith zemër,
Prap së prap nuk më harron,
Më mban… (gabimisht),si thesarë më vlerë,
Në kasaforten e kujtimeve tua,
As zërin ënde… s’ma ke harruar,
Dhe prap imazhi im i mjerë të shfaqet në pasqyrë
Sa..herë buzët e nxira lyen…!

Duhet ta dishë se ti je:
E vetmja femër që më kujton:
Brenda kësaj bote më enigma mbarsur,
Ti je e vetmja femer që më ënderron nga larg:
Mbështjellë më çerçafin e nates,qëndisur:
Më yjez të vegjel dhe re të bardha pendim-mallimi …

 

ZEMËRSHKRETA IME…
(Poezi e krijuar në Mërgim)

Hesht e mos u çmend
përmbi ketë udhë të ngrirtë,
Ke mbetur…kuletë e boshatisur,
Humbur në këtë stacion të braktisur…
Ke mbetur…lule petalerenë
Gabimisht mbirë në shkretetirë.

Oh…sa më shemtojnë shtyllat e kalbura që s’bien
Në këtë ngrehinë.!

Hesht e mos u tremb,
Hesht e mos u çmend..!
Edhe pse kometa e kohes të godet më bishtë,
Edhe pse shekulli i ri ty të shpullos,
Degjomë…sa bukur e recitoj përmendesh:
Mjerimin e të mjeruarve,
Që janë rrezuar poshtë,shumë poshtë
Nën degtharat e drureve pa rrënjë.

Pres,ënde pres si prostitutë
Se kush më sy trotuareve,do ma bëjë..!

Të gjata…oh,sa të gjata qenë
Çastet e tua të lumtura..të gjata.:
Sa jetëgjatësia e cigares në mesgishta,
Oh,e mjera zemërshkreta ime!

Të lutem,mos më lerë kështu:
Tretur meridianeve merguese,
Largtretur,kësisoj,
Edhe se kompresori i mallit
Trupin tënd pa meshirë gërryen
O e perdhunuara zemershkreta ime.

 

U BËRE KAFSHË POLITIKE…

Të kërkova gjithandej,katundit tonë të madh
Të pinim një kafe,
A të ndërronim dy fjalë…si moshatarë,
Por të gjeta nën hijen e rropit
Varur në litarë,
Litari i injorances tënde,
Fortë,qafen t’a kishte ngërthyer..!

E di, litari,fajtor nuk ishte,as rrapi jo,
Koka jote s’logjikonte më shumë
Do meritonte këtë shperblim,
S’ka problem.,
Një vandal më pak,i mbeti…turmes sonë të mjerë..!
Ndaj s’më vjen keq…as s’mundem për ty,lotë të derdhë,
Zemra ime,për ty nuk ka meshirë,or mik..!
Ti e vrave vetën më koken tënde…
A kujtove se më jeten behet lojë si me politiken?!

Unë e di…ti patë verbuar politika euforike,sytë,
Qe trullosur në drogim,
U bëre më famë,rrethuar me badigardë,
Pasi u bere kafshë politike…
E braktise njerëzinë,e harrove shoqerinë

I ndërrove flamujt e partive një nga një
Sa herë i yti bisnes i pistë ta kërkonte,
Pate mohuar familje e perëndi
Për të pasmet e atyre qe duan anarkinë.

Sa fortë ta kishë nxirë
Litari,qafen tënde të trashë
O i mjeri njeri i kohes epidemike..!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s