Poezi nga Sonja Haxhia

 

Poezi nga Sonja Haxhia
 
 
Ardhur ndryshe…!
 
Përplasje në errësirë
tmerr dhimjesh
oshëtimë therëse pa zhurmë,
që grryen fshehtas
e shuan drita në sytë e mi.
Kuptoj si gjymtyrët rëndohen
s’ kam më frikë
në këtë dyluftim të heshtur,
që zgjat drithma therëse
në trup e në shpirt.
Si e ngujuar
hedh sytë tej dritarja
e vështroj rrjedhat e turbullta
të një lumi rrëmbyer,
ndrësa nata në thyerje
pëqafon agun e ri
ardhur me vështrime të pafajshme
e ngulitur,
tek një yll që ende ndrin.
… dhe jeta ime
endet si një ëndërr,
që e pëlqeja aq shumë
luaja me të sa doja
e largohej më pas aq bukur
në qiellin më të lartë,
ndërsa unë pritjes së re
të një tjetër dite
ardhur krejt ndryshe!
 
 
 
Përbetim
 
Dua të bëj dashuri me ty,
të ndiej aromën e frymëmarrjes tënde,
të digjem në zjarrin
që djeg gjakun tënd,
të rrokullisem i dehur
në xhiron e dridhjeve pafund.
 
Je zjarr i pashoq,
të dua përgjithmonë
çfardo që të ndodhë
mendjen mos e vrit
kështu do të mbesë përjetë trupi im.
…dhe nëse do
të më kesh përgjithmonë
ta kam falë jetën
merre shpirtin tim.
… dhe kur mëngjesi artë, të zbresë në tokë
e tjetër ditë të trokasë mbi dhe
sërish dielli do shkojë drejt perëndimit
e një tjetër natë do bjerë mbi ne.
Kështu do mbetesh vetëm i imi
Buzë, duar, frymëmarrje e aromë
e imja pronë, mbetur skllavërimit.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s