Sotirios Pastakas / Solli në shqip Aid Durguti

Sotirios Pastakas
 
 
 
Sotirios Pastakas ka lindur në vitin 1954 në Larissa, ku ai u kthye në vitin 2012. Studioi mjekësi në Romë dhe psikiatri në Athinë (Kilinikë Psikiatrike Mendore). Për tridhjetë vjet punoi si psikiatër në Athinë. Ka botuar gjashtëdhjetë koleksione të poezive, monologje teatrale, një libër me ese dhe përkthime të poetëve italianë. Në vitin 2001 bashkëthemeloi Akademinë Botërore të Poetëve në qytetin e Veronës dhe në shtator të atij viti fitoi një bursë si poet në Edinburg. Ka marr pjesë në festivale të ndryshme ndërkombëtare të poezisë (Sarajevë në 2006 dhe 2011; San Francisco në 2007; Romë 2010; Izmir 2012; Kairo 2013; Stamboll 2014,etj) Wshtë anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Greqisë që nga viti 1994.
 
Sotirios botoi në dymbëdhjetë gjuhë librin “Trilogji”( ed.Prania, 2012), që ishte publikuar në SHBA në vitin 2015, nën përkthimin e Jack Hirschman dhe Angelos Sakis. Në dhjetor të vitit 2015 ai është shpërblyer me çmimin  “Annibale Ruvvello”  në Festivalin e Tretë Poetik në Teatro Stabia të Italisë. Me 5 shkurt 2016 ishte deklaruar fitues në “Ritratti di Poesia”. Në pranverë të vitit 2016, publikoi antologjinë  personale të poezive ( 1986-2016) në Italisht “ corpo a corpo” nga publikimet Multimedia “Casa della Poesia” e cila fitoi Nord Sud Cmimim Ndërkombëtar për Poezi të fondacionit “Pescarabbruzzo” 2016.
 
 
 
Poezi nga Sotirios Pastakas
 
 
 Jo, unë nuk vi nga Eleusis
 
Jo,unë nuk vi nga Eleusis. Italia Jugore.
Sandy është kthyer nga  tubimi Aegean në Nisyros.
E gjeta Yannis në  37tën  dhe ai më bleu një mojito.
Mihos arriti fazën përfundimtare
të lavdisë së tij të lavdishme. Akanthos ndërmori
piktura të shkallëve të para të shkallës
X2, i vërteti i pseudonimit të tij,
mban zogjtë për vetëm dy javë.
Fotis është i sëmurë nga truri i tij dhë dëshiron
ti nënshtrohet operacionit plastik të fytyrës. Goumas
nuk i vendosi këmbët jashtë  Chalandrit. Nikos
na informon se Shërbimi Sekret
ndaloi së monitoruari kompjuterin e tij.
Çdo herë ndodh kështu.
 
Furiantët e kanë ndjekur Irenën nga Argosi.
Dimitri,shefat e tij jasht andej nga Zara.
Hektori është larguar nga shtëpia e tij. Laskaris
asnjeherë nuk është ndalur së kërkuari kredi në qershor, korrik
dhe gusht. Kostas arriti t’i dyfishonte
fitimet e tij. Dhe Spiros shkruan poezi çdo
ditë në Marseillle, Glyfada dhe Olympia.
Yannis dhe Tasia festuan 50 vjetorin e
martesës në Rovies. Mitsos vullnetarisht hyri
në klinikën e Sinouris për një muaj. Elena tha që ajo
kishte zvogluar verën, pastaj ndryshoi mendim.
Çdo herë ndodh kështu.
 
Gheli u kthye nga Chalkidiki me mjekun
tani e dy vite ende i pa martuar. Joanna iku pakëz
nga fëmijët dhe burri i saj dhe shkoi vetëm
në Pylos. Katerina bleu një banesë me dhomë të fjetjes
në katin e të parë në New Smyrna dhe është e lumtur.
Maraki është kthyer nga qëndrimi i saj një natë
në një dush të ftohtë në agim. Lina kishte frikë ta mbante
nga Kolumbia një suvenir koka-gjeth për secilin. Gratë tona bënë
seks me shokët tanë dhe ne me gratë e shokëve tanë.
Nga ne që ndodh ende të kemi fëmijë.
U ulën poshtë dhe i rregulluan ca gjëra. Çdo herë ndodh kështu.
Para Revolucionit.
 
 
 
Ndërtimi i piramidave
 
Me elb-supe
dhe hudhër
piramidat u ndërtuan.
Nevojat e njeriut
asgjë më shumë,
në  mënyrë që t’u largohen
monumenteve prapa.
 
 
 
Bërthamë e mollës
 
Dikush ishte ulur këtu,
duke kafshuar një mollë,
pastaj ai u zhduk.
Ditën e njëjtë
ajo histori regjistroi tre
vdekje në qendër të Athinës.
Dikush tjetër në një
vend tjetër e la vozin me cigare
para se të zhdukej…
Historia vetëm regjistron:
bërthamë të mollës, kufomë hi.
 
 
Përktheu në shqip Aid Durguti

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s