Kosova përkujton Robert Elsie: AKADEMIA E SHKENCAVE DHE E ARTEVE E KOSOVËS PËRKUJTON ROBERT ELSIE

Kosova përkujton Robert Elsie:

AKADEMIA E SHKENCAVE DHE E ARTEVE E KOSOVËS PËRKUJTON ROBERT ELSIE

-I lindur në Vankuver të Kanadasë në vitin 1950 ai do të njihet shumë herët me shqipen dhe me kulturën shqiptare dhe do t’ia përkushtojë gjithë jetën thesareve të saj/

PRISHTINË, 2 Tetor 2017-Gazeta DIELLI/

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës deklaroi sot: Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Robert Elsie-t, njërit nga albanologët më të shquar të kohës sonë, studiues i gjuhës, i letërsisë, i historisë dhe të traditës shqiptare, përkthyes, hulumtues arkivash dhe dokumentesh të hershme, nga ato gjuhësore, historike, deri te zhvillimet më të reja të artit dhe të letërsisë sonë.
I lindur në Vankuver të Kanadasë në vitin 1950 ai do të njihet shumë herët me shqipen dhe me kulturën shqiptare dhe do t’ia përkushtojë gjithë jetën thesareve të saj. I konsideruar si një nga penat më aktive të përhapjes së kulturës dhe të trashëgimisë sonë në botë, veprimtaria e tij, e gjerë dhe e gjithanshme, është shtrirë në disa gjuhë botërore të cilat i zotëronte ai si një poliglot i vërtetë.
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, anëtar i jashtëm i së cilës ishte ai që nga viti 2000, duke konsideruar humbjen e tij të pazëvendësueshme, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta anëtarëve të familjes Elsie, miqve dhe dashamirëve të tij të shumtë në të gjitha trojet shqiptare.

Me rastin e ndarjes nga jeta të albanologut Robert Elsie, ASHAK do të mbajë një mbledhje përkujtimore në mjediset e Akademisë, më 4 tetor 2017, në orën 10.

Thaçi: U shua një nga mendjet më të ndritura albanologjike

President i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan:Me keqardhje mora lajmin për vdekjen e albanologut të njohur kanadez, Robert Elsiet.
U shua një nga mendjet më të ndritura albanologjike.
Robert Elsie ka lënë një trashëgimi të pasur si historian i letërsisë.
Ai, me shumë studime dhe libra, e afirmoi kulturën dhe letërsinë shqipe në përmasa botërore.
U prehtë në paqe! HTH

Haradinaj: Elsie ishte albanologu më prodhimtar

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, shkruan: Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e papritur të albanologut kanadez me origjinë gjermane, ndër më të shquarit e kohës sonë, Robert Elsie.
Elsie ishte albanologu më prodhimtar, autor i dhjeta librave nga fusha e albanologjisë si dhe kritik e përkthyes në anglisht i letrave shqipe.
Poashtu, ai do të mbahet mend si përkthyes në anglisht i poemës së Gjergj Fishtës, “Lahuta e Malësisë”.
Elsie kishte përpiluar edhe fjalorë të shqipes si dhe ishte autor i një historie të përgjithshme të Shqipërisë dhe të Kosovës.
Vdekja e tij është humbje e madhe për familjen dhe miqtë, por njëherësh edhe për albanologjinë dhe historiografinë, për shqiptarët përgjithësisht dhe Kosovën në veçanti.
Ngushëllime!
Pastë dritë shpirti i tij!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s