Lirika poetike e Vullnet Matos, si përjetim i emocioneve të forta dhe ndjesi e thellë njerëzore. / Nga: Agron Shele

Lirika poetike e Vullnet Matos, si përjetim i emocioneve të forta dhe ndjesi e thellë njerëzore.

Vullnet Mato është nga ata autorë i cili i ka thurur himn jetës, e ka shfaqur atë përmes prozës dhe poezisë katëcipërisht në të gjitha stinët, në pranverën e lulëzuar lirike, në verën e zjarrtë, në vjeshtën e dhimbshme e të zhveshur, por dhe në dimrin e ftohtë e të akullt dhe përmes gjithë gjendjeve të natyralizuara ai ka ndërtuar atë lloj arti që e identifikon dhe e bën përherë e më grishës me kohën. Duke u ndalur tek poezia e tij, poezi që tashmë ka një kreaturë dhe harmoni ngjyrash e fjalësh do ndeshësh një proçesion të tërë jetësor, të unifikuar dhe universalizuar për atë dritë të hedhur mbi përmasat e saj, si formë dhe strukturë kryesisht të kuadratuar dhe rimash të puthitura, si mesazh dhe filozofi, por dhe si kohezion shoqëror e përditësi që shkel zhurmshëm memories arsye. Si poet i ndjesive të larta artistike e estetike, por dhe si njeri i mediativitetit mendësi të re, Vullneti di të kapë detajet më të imta, të prekë me frymën qiellore dhe mes përzgjedhjes fjalë të ndërtojë atë aurolë, e cila të befason dhe të mrekullon përherë. Temat e trajtuara, të cilat kapin gjithë rrafshet e jetës, kanë atë larmi dhe lakonizëm, i cili përmes syrit të tij shumëdimesional, di të ndalet e të gjunjëzohet para një shtatoreje dhimbje të endur e ngelur rrugëve, apo të rrebelojë përpara reminishencës kohë, por di dhe të rishfaqë të bukurën dhe magjinë e jetës, që ngrihet nëpër olimpet e larta të muzës, si përthyerje e shtigjeve poetike që perëndon në honet e muzgjeve të ardhura dhe zgjimit të mijëra agimeve të një të nesërmeje më të madhe. Të shkruash për mirëfillësinë e artit të këtij autori është si të depërtosh në një bibliotëkë të hapur, ku të duhet të rrëmosh pafundësinë e imazheve dhe ideve të sjellura, të cilat ardhur kaq çiltërsisht por dhe kaq mjeshtërisht, të mbajnë aty, por dhe të zhytin në atë qerthull vizionesh e kuptimesh, që si në jehonën e largët ndjekin gjurmë fjalë, të cilat kumbojnë të sotmen dhe të nesërmen e tij poetike.
Për më tepër le të ndalemi në një poezi lirike, e cila vjen si prelud i një ndjesie të thellë që himnizon dashurinë, e pikturon portretin e vashës me penelata shpirti duke e ngritur në frone perëndish e zbritur më pas në tokë me format më të përkryera krahasuese, gati të vetë perrisë.

FUSTANI ME PALA

Tjetër perri si ajo, s’kam parë,
as nuk besoj të shoh më kurrë.
Pas asaj, marrosej çdo djalë,
çmendej keq edhe çdo burrë…

Këndonte më ëmbël, se kanarina,
kur e dehja me tinguj fizarmonike.
Zëri saj, më linte në zemër vrima,
Sytë e mi, i linin buzës rreze drite.

Kur tunde fustanin e hollë me pala,
në gji i kërcenin dy kokrra dardhë,
kur dridhte trupin e hajthëm si ngjala,
zbulonte kërcinj topolak të bardhë.

E shoqërova rrugës së pyllit në gusht,
kur ktheheshim nga një aktivitet kulture.
Papritur, reja nxiu pyllin, me muzg,
ajo u tremb, më hodhi krahun mbi supe.

Aroma vajzërore befas më tërboj,
m’u rrëqeth me dridhma krejt trupi,
lëngjet m’u thanë brenda në gojë
dhe s’kuptova, e putha apo më puthi.

Ajo ndjeu dobësi dhe zura ta shtri,
ku bari jeshilonte hijeve nën drurë.
Të shijoja nektarin, tek një perri,
shans si ai, s’do më vinte më kurrë.

Pa hequr fustanin e hollë vajzëror,
shkova, ku kish shkuar vetëm zoti,
se vura re, i druhej aktit zhvirgjëror,
pasi i rrëshqitën faqeve, ca pika loti.

Në ngazëllim të dyanshëm dëshirash,
s’mund të gazmoja, kur qante përlotur.
Duhet të jesh me shpirt egërsirash,
epshin me rrëke lotësh për ta shuar.

M’u dhimbs, se aty qe kapur ngushtë
dhe me dy-tri thika zemre, e fala…
U çova në këmbë të niseshim për udhë,
duke i ulur mbi gjunjë fustanin me pala.

Pas vitesh martese, në shikime rasti,
ajo nënqesh ëmbël, me nënkuptim.
S’e kuptoj dot, atë shprehje çasti,
e ka tallje, mirënjohje, apo pendim?!…

Forma përshkuese e poezisë lirike ndjek ritëm të lartë, muzikalitet fjalësh, kurbëzim midis dy percepetimeve të ndryshme kohore, atë të përjetimit të asaj të dikurshme si vlerë e pastërti dhe paskohës si nostalgji.
E dikurshmja, apo spektri i ngyrave që rrethonin dashurinë është më shumë se një sentiment që ka pehashin e romantizmit dhe luajalitetit ndjenjë, të dyzuar ( gjendje emocionale dhe elemnt natyre), e cila varg pas vargu e strofë pas strofe prek ato kulmime, por dhe shije estetike, e cila nis dhe mbaron tek gjithë përshpirtja botë, pët të mbetur ashtu sikurse dhe është, e kristaltë dhe marramendëse gjer në përjetësi. Se sa e thellë mbetet kjo lloj dashurie, e cila ndjek gjurmë të bardha në memorien e vazhdueshme, por dhe pashtershmëri shpirti e ravijëzon fryma përshkuese, kadenca poetike, e cila përballë asaj rrudhosje pale vijëzon shiritat e ndritshëm jetësore, që flenë diku në një valë e tkurren kaq tronditshëm tej një horizonti.
Dhe mbyllja poetike vjen si mishërim i atij pragu tundimi, që impresionon dualizmin ( mirënjohje apo pendim) dhe për më tepër e le të hapur reflektivitetin e atij paqyrimi, si imazh të pandryshuar me kohën, portert që flet sa mijëra fjalë dhe dhimbje nga dhimbja më e bukur njerëzore.

Nga:  Agron Shele

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s