Poezi nga Edlira Xhani Velaj

Poezi nga Edlira Xhani Velaj
 
 
***
 
Karroca tërhiqet në errësirë
sytë e kuajve shkëndija të fuqishme
zbusin terrin.
Se kohët moderrne kanë dhe karroca.
Çdo mbrëmje shëtisin turista
bregut të detit e kuajt bukuri hyjnore
të urtë! Të dashur !
Mbrëmjes së vonë ,
i zoti u përkëdhel qafën e djersitur .
U heq shalën e në heshtje numëron eurot …
Sot është si ditë dimri e pavjeshtë.
e si ditë e palumtur
ngarkon diku një emocion .
Njerëzit nxitojnë
se di për ku !E njëjta rrugë!
Të njëjta shtëpi! Me më shumë dyer se dritare!
Të lyera me të bardhë!
Diku një lajmë!
U kapën autorët e njeriut të marrë peng !
Sytë tinzarë të shitëses që më njeh mirë.
”E di e mira ime!
Nga ata keqbërës nuk ishte asnjë shqiptar!”
E mbështjell bukën me letër të bardhë
e mua më duket sikur paketon
një copë dëshpërim.
Tërheq karroca rrugëve të qytetit.
Çuditërisht nuk ka drita ..
Vec sytë e kuajve ndrijnë.
Për të gjithë ne
edhe për ty që nuk më beson.
Në botë ka ditë të palumtura.
Jo se unë jam e dëshpëruar
kjo nuk është asgjë!
Në këtë botë të madhe
ka kaq pak vend për dashurinë!
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s