Poezi nga Liljana Merko Rrapushi

Poezi nga Liljana Merko Rrapushi

 

***

Gjithkush prej nesh është ai Ylli që ndriçon në qiellin e dikujt,
është ajo pëshpërima e fundit sa herë mbyll sytë,
është Pinci apo Princesha që jep puthjen e zgjimit pas mesnate,
është mendimi i parë, sa herë hap sytë,
arsyeja për të rinisur një ditë të re, 
është rrezja e parë që të reflekton mbi fytyrë,
Është ylberi pas çdo ndryshimi të motit,
shpresa pas çdo sfide,
është ajo pikëza e lotit plot mall,
përqafimi që pret krahapur atje në fund të rrugicës me gurë,
sa shumë e sa shumë…

 

***

Jeta ka dy pole të kundërta, Lindjen dhe Vdekjen,
gjithë pjesa ndërmjetëse janë stacione në të cilat patjetër duhet të kalosh për të arritur anën tjetër
dhe në çdo stacion jemi të detyruar të paguajmë për biletën e vazhdimit të udhëtimit tonë.
Vlera mund të jetë monetare, shpirtërore,
fizike,
materiale,
gjithsesi jemi të gatshëm për të paguar me çdo lloj kostoje ,
dhe kur ti kemi mbaruar të gjitha, do të thotë qe kemi arritur në stacionin e fundit…

 

***

Ndoshta nuk ishte ndonjë ditë e veçantë,
por nuk munguan përshëndetjet me njerzit më të dashur,
nuk munguan lotët e mallit,
diku aty dhe ndonjë çast trishtimi,
por dhe shumë fjalë të thëna e shumë të tjera të fshehura në shpirt, 
por nuk munguan as buzëqeshjet ato më të rëndësishmet,
të gjitha këto e bënë këtë ditë unike,
të papërsëritshme,
një fletë në librin e jetës sonë në të cilën sado pak dhamë diçka nga vetja,
e shkruam aty në arkivën e jetës…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s