Poezi nga Zamira Agalliu

Poezi nga Zamira Agalliu

 

Rigerta 

Mos i bej dëm lotët e dhimbjes, kot së koti
Politika s’ ka mëshirë nga gjaku, jo nga loti .

Ajo qau me dënesë dhe u tret në ngashërim 
Qepallat e pamëshirëshme u përpëlitën,
por nga loti askush në jetë nuk gjeti shpëtim
Politika as nga gjaku se ka njohur frikën .

MOS QAJ MOJ GRUA, O GRUA , MOS QAJ
SE ATA LOTËT E TU I SHESIN SHUMË LIRË
GJEJ NJË RRUGË TJETËR MOS U TRET NË VAJ .
GJEJE DHE FITO DHE PSE E VËSHTIRË.

a@z 02-10-2017

 

Ditë e parë Tetori

Këtë ditë të verdhë Tetori të parë
Një re vjeshte po shkund një vesë lot
Më lagu mua qerpikët e tharë
Më zbardhi edhe një tjetër fije flok.

Më kujtohen i dashur tonat të Diela
Ajo paqe shpirti bujare dhe ajo qetesi
Lehtë i çelnim qerpikët si nënpetla
Nga retë e natës dilnim Unë dhe Ti.

Pastaj më zgjoje me një të puthur
Më përkëdhelje mëngjeseve si fëmi
Çudi ndoshta paqe më është dukur
Ajo që Unë vetëm sot e quaj dashuri .

Kjo stinë gjetherënë nuk ka më puthje
As mëngjese të heshtur me aromë kafeje
Ky qiell ka vetëm re malli e stuhi lutje
Ka veç dëshirë e zjarr të jetë pranë teje.

a@z 01-10-2017

 

Emocionet ia kam vjel!

Ai varg që unë shkruaj
thellë’ nga shpirti më del
bashkë me lot e me dhimbje
emocionet ja kam vjel.

Po Ti merri, t’i jap hua……
dhe kaçavidë që ti montosh
unë njesoj do të të dua
se e di që ndihesh bosh…..!!

a@z

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s