
Poezi nga Arqile Vasil Gjata
PËRSËRI PËR HESHTJEN
“Vesa bie mbi bar atëhere kur nata është më e heshtur”
Friedrich Nieszsches
Kur lindi heshtja
njeriu ndjeu shumëngjyrshmërinë e jetës.
Heshtjen
dhe pse nuk e prekim dot,
ajo na mësoj se, erërat nuk kanë formë.
Me heshtjen të gjithë luajnë,
në vetvete dhe malet
dhe pyjet dhe deti
dinë të heshtin…
Nga frika e mureve të ftohtë
trupi mjeran i heshtjes
është enigma e lotit,
vetëm ajri e ndjenë bukurinë e heshtjes!
13 prill 2013
DREJT LAKURIQËSISË…
…Po ecim drejt lakuriqësisë,
nën këmbët tona
gjethet i përkëdhelim si piktura,
çmendurisht po puthim tradhëtitë!
Një tjetër jetë,
që se kemi jetuar, do ta zbresim
të zgjojmë dyshimet!
Dorëpërdore, në rrjedhën e lumenjve
…mes erërave të kapim diellin!
Me dëshirë,
ta zhveshim, ta diegim globin,
me hirin e mbetur
mase,
një botë tjetër ndërtojmë!
Dhjetor 2012 -Athinë
nga a.gjata