Lutja e një mësonjëses – Gabriela Mistral / Shqipëroi: Vasil Çuklla

Poezi nga Gabriela Mistral

 

Lutja e një mësonjëses

Im Zot! Ti, që na mësove, falëm që mësoj, 
që bart supesh emrin, mësonjëse,
atë që bartnit Ju, sa ishit përmbi Tokë.

Të vetmen, për shkollën, më fal dashurinë,
që as zjarri i bukurisë të mos mjaftojë
të më vjedhë, për asnjë çast, brishtësinë.

Mësonjës, ma bë të pafund entuziazmin
dhe tregoji udhën, zhgënjimit.
Nxirre jashtë meje, miklim të papastër
për drejtësi, që ende më trrand…
në vend të protestës, mbetje buzëqeshjesh,
të burojnë prej meje, në çaste plagimi.
Të mos më dhemb shpërfillja, madje mos më brengos
kur gjithë sa na mësuan, t’i ketë përpirë harimi.

Më bëj, më nënë, se nënat
të mund, të dashuroj
atë, që gjak… nga gjaku im nuk është
si nënat të arrij, të mundem dhe ta mbroj!
Ndihëm të arrij, për cilindo fëmijë,
çdo vargun tim ta bëj, të dlirë e të pazë
dhe të të fal këtë, hyjnoren melodi
kur buza ime mjerë, të mos këndojë më!

Të Ungjillit fuqi, më trego tanimë
të mos e braktis luftën, për çdo ditë
as luftën e çdo ore, kryer veç për të.

Fali shkollës sime, jashtë partive
shkëlqimin rrëzëllitës
vrapimit ëngjëllor, zbatharak, të fëmijve.

Më bëj të fortë,
madje, mes simes, femërores pafuqi
mes simes, femërrores varfëri
më bëj mospërfillëse
për çka s’është e pastër,
trysni e paqënë jetës sime,
mbështetur në dlirëtën, Tënden dashuri!

Mik, më shoqëro! Më mbështet!
Shpesh, s’do të kem kënd
veç teje përbri.
Kur mësimdhënia ime të jetë e kulluar
dhe më e nxehtë e vërteta, e di
do mbes pa ato, çka fal jeta
por aherë, udhrrëfyes do të kem vetëm Ti
jashtë çdo dëshire, të zemrës diktim,
që Ju njohu ato, gjithë sa dinit
vetminë, dobësinë, që të fal e vërteta!
S’do të kërkoja gjë tjetër
veç, vështrimëmblit Tuaj, pranim.

Më fal thjeshtësinë, thellësinë
më shpëto nga të qënit
e vështirë, e zakonshme, në të përditshmin mësim.

Falëm fuqinë të ngre sytë drejt qiellit
përmbi plagë, që shoshojnë gjoksin tim
tek kapëcej përditë pragun e shkollës.
Të mos sjell në katedër, trandjet materiale
të përditshmërisë, mikroborgjezin thëllim!

Lehtësoma dorën, dënimesh
madje, zbutma edhe më ledhatimesh.
Të grindem, me dhimbje, të di…
dadhurishë korigjova, frymymesh!

Bëje, të mbushet frymë,
shkollën time, ndërtuar në tjegull.
Të ndrijë, tek pështillet prej entuziazmit tim
oborri i varfër dhe klasa në mjegull.
Zemra ime t’i jetë, kolonë vertebrare
dhe dëshira ime, madje më e fortë
se gjithë kolonat, madje dhe të arta
të së pasurave shkolla, që s’kanë nevojë për pare!

Së fundmi, më kujto
prej kanavacës së okërt, të Velasquez
se të jesh mësimdhënës me fat
dhe të duash marrëzisht përmbi Dhe
është të arrish me hushtën e Longinos*
t’i heshtosh dashurisë, pjesën më të zjarrtë!

*Shenjt Longini… Komandanti Kapadokas, i njëqind ushtarëve, në falangat Romake. Ai që hushtojë Krishtin e kryqëzuar, në brinjë. Thuhet se prej trupit të Krishtit, rodhi gjak edhe ujë, që e spërkatën në fytyrë. Ky aherë, shpëtuar prej verbimit thirri: “Vërtet, ky njeri, është Bir Perëndie!”

 

Shqipëroi: Vasil Çuklla

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s