Nënës (Dedikuar nënës, ndarë nga jeta 30 vjet më parë, 2 Tetor 1987) / Poezi nga Kujtim Mateli

Poezi nga Kujtim Mateli

 

Nënës

(Dedikuar nënës, ndarë nga jeta 30 vjet më parë, 2 Tetor 1987) 

Një degë kumbulle troket në dritare,
Aromë frutash tetori. Mesnatë e tronditur.
Më kishte vdekur nëna. E mira e globit kish vdekur,
Gjoksi vajtonte dhimbjen e papritur.

Ca çaste gjumë syrit të përlotur,
Vijnë e largohen prapë,
Pa diell kisha mbetur në këtë kënd të botës,
Në një rrugë pa krye, fillikat.

***
Trokitje pas mesnate. Ca pika shiu,
Nga një re e lodhur ranë mbi xham,
Në cep të krevatit si në një cep të humbur,
Dhimbje rëndë kruspull më mban.

Jashtë vazhdon shiu. Natyra është rrudhur,
Degë e hardhisë nuk prek në dritare,
Pemët i humbën ngjyrat e tyre,
Livadheve nuk ndizen më zjarre.

***
Trokitje të tjera… Tani ish nëna ime,
Vinte drejt meje me fytyrë engjëllore,
Me vrapin e fëmijës i dola përpara,
Përjetësisht ta mbaja për dore.

Zgjata krahët…, por isha vonuar,
I gjeta vetëm lotin lëndinës së zbehtë,
Si perëndeshë vazhdonte udhën qiellore,
Me brengën e nënës për fëmijët e vet.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s