Poezi nga Demush Mehmeti

Poezi nga Demush Mehmeti
 
 
THJESHT
 
Iku kjo verë e lumw nw mendjen udhtim
rrugē e gjatë,
sa rruga e letrës së mërgimtarit dikur.
E gjatë dhe për ne prindrit e Lindës e Mentorit
gjyshrit e Rinws e Rinesit.
Dita afrohet, largohet
zgjatët sikur nuk arrihet kurrë.
 
Në një rrugë të gjatë maratone pritëm takimin
për një leje të quajtur vizē,
pritëm e pritëm plot mall e dashuri prindrore
mbushur me shpresë e frigë
e shumë tw pritura tw tjera pafund.
 
Me mendje çdo ditë mblodhëm kokrra peme
dhe çdo fryt të ri dalur në kopshtin tonë
krejt qetë
në trastën e udhëtimi ne i kemi futë
 
Me vete thonim; fute këte e do Mentori
dhe këto Mirlndws i ka shumë merak
disa për Rinwn e Rinesin
ende të vegjël janë do gëzohen shumë.
 
Të rënduarën tonën trastë e mbushnim
dhe ktheheshim e zbraznim prapë
Largoje këte, kjo nuk lejohet
Largoe se pesha e trastës masën e kalon !
 
 
 
MOS TA BËJMË NUSE MARRËZINË
 
Mirë po e tejkaluam romantizmin
Keq kur lëndojmë dashurinë
Krenarisw t’ja zhveshim vellon e rreme
Të zbresim me këmbë në tokë
Nga koka ta largojmë mjegullinën
Të shikohemi drejt në sy
Kujdes, mos ta bëjmē nuse marrëzinw!
 
 
 
ILETI YT MUA MË VRAFTË
 
Të ma freskosh buzën e etur
me lëngun e thellësisw sate më të thellë,
Mjelë e rrjedhë prej tuajave re.
 
Ma tremb heshtjen ky mallkim vetmie
Të ma trembësh
Të mos ma shterosh
Ma ruaj zemrën oaz dhimbje e dashurie
Tëndën aromë ta ketë freski
 
Ma gjallëro buzëqeshjen e zbehur
Shikimin ma ruaj kthjelltësi
Timin shpirt djegur për ty ma gjallëro,
mos ma lëndo
Shkrumb kopilaq mos ma bëj
Hapësirë e mbetur, as djerrin as mal.
 
Mos mw tremb si drenushën e firikësuar
Kullotave pa shije mbetur fillikat
Me pjellën djegur në zjarrë çmendine
Ike vrap i shastisur nē rrug arratie
 
Sa shumë të dua ty,
po nuk e dëgjova frymëmarrjen tënde
mua mu ndaltë fryma, mu ndaltw
për tëndin oksigjen.
U thaftë kjo mushkri e imja u thaftë
Shtati i etur mu kalltë flakë
 
Po se dëgjiva pulsin tënd se si rreh
Po nuk i kuptova dhimbjet e tua,
tw tuat dhimbje
A’i i pashwrueshmi ileti yt mua më vraftë !
 
 
 
NËSE MUND
 
Nëse mundet me ndodhë
Nëse
Zjarri e uji bien në ujdi
 
Ofrohen e puthitën
Uji një freski, gjallëri jete, përjetësi
Zjarr ngrohtësi, shpirti, fuqi
 
Sa kisha dashtë
Dua,
mes mureve të puthitura të hyj
Në ato thellësi freskie të rri
 
Dua me u zhyt
me thith ngrohtësi
për timen, më të ëmblën dashuri.
 
 
 
TIMIN MËKAT
 
As mall nuk i bëjë ëndrrat e liga,
të ligat ëndrra,
sa do të liga që janë.
 
Nuk i dua
ato ëndrra që ushqejnë frikë
Anemi
mbarsin kotësi.
 
Të ligat ëndrra,
që shpresën gllabërojnë
nuk mw frigojnë
 
Kot
krejt kot e kanë,
kur dritë e kamë dashurinë
vullnetin zjarr
 
në rrugën time
dhe vetēm për timin qëllim
gjakoj.
Vetëm timin mëkat dua barrë.
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s