Poezi nga Ollga Selmani

Poezi nga Ollga Selmani
 
 
Erëra vjeshte
 
Këtyre anëve, rrahin erëra vjeshte.
Degët e drurëve, rrëzojnë fletë .
Mëngjeseve, nëpër përgjumje,
zgjohet mendimi, qetë, qetë .
 
Ti je, mendimi i parë i ditës,
mbi vjeshtën e dytë, që sapo erdh.
I vesh një triko, të ngrohtë trupit
e i zbres shkallët, për më tej .
 
E hedh vështrimin, ndër venitje,
që vjeshta e lë këtë vulë, ngado shkon.
Mbi drurë të xhveshur, shoh trishtime
edhe hapësira, mbetur bosh.
 
 
Trishtim
 
Ky breg i largët, hesht i tëri,
jo se vjeshta, s’erdh e ngarkuar, si gjithëmonë,
jo se gjethet e rrëzuara nga era,
e shtrojnë rrugën, ku kaloj .
 
Jo se gjatë bregut, po fryn një erë,
jo se të mirat, vjeshta nuk i solli, sot,
po bashkë me to, kjo erë vjeshte,
ka një trishtim, që s’e ndal dot .
 
 
 
U zbrazën qiejtë
 
Krejtë të beftë, erdhën shirat,
pas diellit, që digjte ditën .
U errën qiejtë, tej e tej .
Sikur, e humbën dritën .
 
U zbrazën ujërat, me tërbim
e s’mbeti, asnjë pikë në të,
siç zbrazet njeriu nga sherret,
e mbetet, i pa zë.
 
 
 
Pa shkak
 
Ti ishe aty ,tranzit,
ishe aty ne prapaxham.
Avionet tane po niseshin,
per pak ,fare per pak.
 
Ne vetem sa u pame
dhe mbetem ca kohe ashtu.
As ti vije tek une
dhe une asnje hap me shume.
 
Tani…vec ca kujtime,
ashtu kot ,vetem per ate cast.
Nuk di pse gjumi prishet,
ashtu kot ,krejte pa shkak.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s