Poezi nga Sofia Doko Arapaj

Poezi nga Sofia Doko Arapaj

 

***

kam boll pandalle për të lozur,
nuk kam pse qaj,
pafka sa të duash dhe topa leckash,
nuk kam pse qaj,
kam punë që përdite luaj me shëndetin,
nuk kam pse qaj,
se pastaj babaj, se pastaj babaj,
do më thojë qafsh kokën tënde!
Nuk ka faj…

Sofia Doko Arapaj
28 Shtator 2017 Greqi

 

Vij sa për t ju parë

Vij, sa për t’ ju parë,
nuk mundem më në tokë,
kam për shtëpi Olimpin,
shumë qiej dhe një zot….
Kur njerëzit më afrohen,
frymën të më rrëmbejnë,
nuk dinë si të më puthin,
t’ më dehin, t’ më kërcejnë…
as t’ a fërkojne stërrallin,
e…, ëmbësisht në mes,
t’ a ngjeshin pakëz eshkën,
me frymë, zjarr t’ i ndezë…

Sofia Doko Arapaj
Tylisos,Iraklio
Greqi 26.1.2016

 

Më pëshpëriti djalli…

pas nje flakëzeje të mjegullt…
vente e vinte fytyrëza e tij,
si dallgë në djepin të vdekjes…

 

Mes egërsisë dhe paqes

Nën
memecërinë e kuqe,
të flakës së shpirtit,
nën ritualin dehës,
mes egërsisë dhe paqes,
me vellon huazuar,
tek fati i mjegullt,
drejtohem symbyllur,
për tek shpërbërja e vetes…
Vrapo, o shpirti im, vrapo,
përpara se erët e mospërfilljes të vijnë,
përpara se zemra e gjunjtë të të lënë,
përpara se flokët nëpër pyll të të mbijnë,
vrapo, me vellon e mjegullt vrapo!
Sepse pendët e palloit dinak po largohen,
zmadhohen, zvogëlohen, zvogëlohen, zvogëlohen…
Ndaj, bjer shpirti im, ngrihu shpirti im, vrapo,
vrapo, derisa të shfaqet bota e syrit!

Sofia Doko Arapaj
20.11.2016 Greqi

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s