ZBEHUR NATËS… / Tregim nga Dhimitri Jani Kokaveshi

ZBEHUR NATËS …

 

Tregim nga Dhimitri Jani Kokaveshi

Heshtje!… Kjo heshtje, vetëm endacake nuk ishte dhe endej vetëm… natës?…
Nata, e zbërthente dhe i zbërthehej skutave të saj, tkurrur dhe strukur mbi mendimet e saj na mohonte… dritën.
Dritës, mbuluar , nuk jetoj. 
Nuk i kërkoj… zbehjet, më vjedhin jetën.
Buzëqeshjeve të lodhura dhe të venitura u heq zgjidhjet… e hidhura reflektojnë dhe na mbajnë zgjuar… mendimet!…
Nuk i çliroj venitjeve as mes bisedave natore kur depërtojnë rrezatimet e zbehta kërkojnë… jetë dhe… diku, i rrëmbejnë dritës vëzhgimet.
Ashtu, të shkujdesura më ndriçojnë natën.
Vetë natën heshtjet…, e dërmojnë.
E dërmojnë!… Puthjet e tkurrura të shpirtit nuk dinë të ngrihen mbi të vërtetat natore gjejnë mohimet.
Të rrënuara, mes heshtjeve i harrojmë, me thjeshtimet.
Vegimet dhe dritën e shpirtit kur i mbërthejnë ngricat e zbehjeve gjejnë udhëtime të vrara, të mefshta… dritës dhe dritës shmangur si t’i kërkojmë?…
Faljet!…
Thuhen… si engjëllore mbi rikthimet e dritës jetën ledhatojnë.
Ashtu udhëtonin jetës.
Mes ledhatimesh, nuk e shikoj as si shandan varur lartësive të paprekshme ku ndizen heshtjet tona.
Ato, më zgjojnë dhe zgjohen kur qiejt nxijnë dhe na mbulojnë?…
Mes netëve udhëtoja dhe kërkoj t’i heq prangat.
Pranga mes netëve?…
Netëve, ndizem dhe ndizen… shandanët varur… mendimet kur drita netët i zbulon.
Rizgjohem, me perëndimet e zjarrta të mendimeve shtrohet… muzgu.
Me muzgun, zbresin… netët, fillojnë dhe marrin jetë dhe shtrohen mbi gëzim.
Aty shpërfytyroj të panjohurën që udhëton… muzgut, ndodhin rebelimet dhe rizgjimet natore më zbehin dritën dhe zgjidhin… enigmat e saj.
Kur afrojnë agimet!…
Mes agimeve shtrihet nata dhe gjen të gjitha trishtimet e errësirave që ulen heshtjeve dhe mohojnë përgjigjet.
Sa shtirëse ngjante… nata.
Mes ngjarjeve tona nuk gjen qetësi.
Ky objekt kujtimesh, nuk është një suvenir.
Mes suvenirësh le të qëndrojë nata.
Natës, nuk konkuroj, as i kërkoj buzëqeshje të lodhura mbi venitje shpirtin, nuk ja lidh.
Nk ja lidh natës, s’ja kërkoj dhe nuk i falem kur ajo ndihet e kënaqur përmes bisedave… ftoj edhe natën mes buzëqeshjeve… të mos na i shuaj.
Nuk i fhij, mendimet, zgjohen me frymëzimet e joshura aty ku marrin,… udhëtim.
Nga larg, më përcillet një rrezatim i shkujdesur më shfaqet dhe i ndriçon fytyrën natës.
Nata…, e shikon me përçmim.
Mos më zbulo referencat as fytyrën, e kam nxirë rrahjeve diellore flas përçart, në ç’do meditim, më zbërthen… drita.
Dritës zbërthehet… dhe ky proverbi ynë për punën e natës që e shikon drita… (dita) dhe qesh .
Nata!… Me natën?… Qetohem.
Fenomenin e saj nuk përçmoj.
Ajo, më mban zgjuar dëshirave, përzgjedh dhe përzgjidhen… zgjidhjet mbi ndryshimet na i qeton.
Fenomenit nator, hesht se natën dua… të qetë aty qëndroj dhe reflektoj… me heshtjet e saj, redaktoj mendimet dhe… pse më lodh kur dritës… reflekton më mban… zgjuar.

Dhjk©04-10-2017

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s