Kalendari poetik: Sergej Aleksandroviç Esenin (1895-1925) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Kalendari poetik: Sergej Aleksandroviç Esenin (1895-1925)

Si sot, më 3 tetor 1895 u lind liriku i madh rus Sergej Esenin. Jeta e tij qe fare e shkurtër, por e vrullshme; në vitin 1913 i lindi një djalë, nga një marëdhënie me një shoqe pune. I biri i tij, Jurij Sergejeviç Esenin vdiq në vitin 1937 në njërin prej gulagëve të Stalinit. Esenini e përkrahu i ngazëllyer revolucionin bolshevik, por u zhgënjye shpejt, madje shkroi edhe një poezi me titull “Tetori i mbrapshtë më zhgënjeu”.
Marëdhëniet dashurore të poetit qenë të shumta; u martua pesë herë; pati edhe një tjetër bir jashtë martese me poeten Nadjezha Volpin, Aleksandër Esenin-Volpin, i cili në vitet ’60 qe veprimtar me rëndësi i lëvizjes disidente bashkë me Andrej Saharov-in, më pas u largua në USA dhe u mor me matematikë.
Në vjeshtën e vitit 1921 u njoh me balerinën amerikane Isadora Duncan në studion e një miku piktor, ajo dinte nja dhjetë fjalë rusisht, ai nuk dinte asnjë anglisht; në vitin 1922 u martuan. Bënë edhe një turne bashkë në Evropë dhe në USA, por nuk i priu martesa me balerinën. Nofka që i vuri shtypi huaj “burri i balerinës” i rrinte ngushtë poetit. U dha pas alkolit, shpesh shkatërronte nën efektin e tij dhomat e hoteleve dhe restoranteve. U nda me balerinën, që pat filluar si nënshtetase sovjetike të kërcente mbështjellë me flamurin me drapër e çekan. U njoh, u dashurua dhe u martua në praverën e vitit ’25 me Sofia Tolstaja-n, mbesën e të madhit Lev Tolstoj. Policia sekrete që atëhere quhej GPU kishte kohë që gjurmonte Poetin. Për ta shpëtuar nga kthetrat e GPU-së (sepse Esenini i pat shtuar kritikat ndaj regjimit bolshevik), Tolstaja arriti edhe ta shtronte në një klinikë psikiatrike; por nuk mundi ta shpëtonte nga vdekja. Në mëngjezin e datës 28 dhjetor 1925 u gjend i varur në dhomën e tij në hotel Angleterre në Leningrad. Varianti zyrtar qe vetëvrasje, por pa përmendur dëmtimet në krahun e majtë, një prerje të thellë në të djathtin dhe mavijosjen e syrit të djathtë. Ata që e vranë, në bashkëpunim me poetët spiunë sajuan edhe një poezi “Lamtumirë, o mik lamtumirë…” poezi që na e shesin si krijimin e fundit të Poetit. Edhe sot nëpër tekste të ndryshëm si dhe letrarë filokomunistë mbështesin dhe përhapin (si bashkëpuntorë në krim) variantin e vetëvrasjes së Poetit që aq shumë e deshi jetën.

 

Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s