NGJYRAT E DASHURISË / Tregim nga Hyqmet B. Hasko

NGJYRAT E DASHURISË

 

Tregim nga Hyqmet B. Hasko

Kisha rreth një orë që isha ulur tek bar kafe “ULQINI”,i cili ndodhet ndërmjet Teatrit të Operas dhe hotel Tiranës. Është një kafe e qetë, me muzikë live dhe intimitet. Vijnë zakonisht muzikantë, operistë, njerëz të artit. Rrufisja me nge lëngun e zit ë kafesë dhe prisia një mikun tim për të biseduar për redaktimin e një romani. Pranë meje ishin ulur dy gra të moshës aty afër të pesëdhjetave. Megjithëse nuk e kam zakon të përzihem në punët e të tjerëve, ishte e pamundur të mos dëgjoja bisedën e tyre, pasi qenë thuajse ngjitur tavolinës sime. -Çfarë bëre me djalin? e pyeti njëra shoqen e vet. -Djali ka dy vjet që vazhdon studimet për master në Gjermani, -iu përgjigj tjetra. -Studion për shkenca politike. -Ooooouuu!- u habit shoqa, mashallah, e paç me jetë dhe suksese!… -Faleminderit, zemër, ia ktheu tjetra. Ato qëndruan një grimë herë të heshtura, pastaj njëra e pyeti tjetrën: -A rrojnë prindërit e atij?!… (Ekishte fjalën për prindërit e ish burrit të saj) -Rron vetëm vjehrra, e kam shumë të mirë, – vazhdoi bisedën, -vjehrri ka dy vjet që ka vdekur fatziu dhe ai ka qenë njeri i mrekullushëm. Kur u zhduk im shoq pa lënë asnjë adresë, unë mbeta vetëm me ta dhe djalin.Isha në dilemë, nuk dija ku të shkoja ta kërkoja lumziun, shumë veta më këshillonin që të largohesha nga ata, bile aludonin se i biri ,,,burri im… ishte pjellë e tyre dhe karakterin e kishte të trasheguar nga ata… Po rata më dolën prindër e shkuar prindërve. Nuk thonë kot se nga trëndafili del ferra e nga ferra trëndafili. Histori e lashtë sa bota… – Moj, -e ndërpreu tjetra, – më thuaj si u njohe me atë, të ndjerin bashkëshortin tënd? Bashkëbiseduesja psherëtiu thellë, sikur donte të nxirrte një mal nga shpirti. Ia nisi sërish rrëfimit shtruar… -Ehhh, është histori e gjatë, por unë po i bie shkurt. Para 20 vjetësh, u njoha me një djalë nga një qytet verilindor, ndërsa vetë jam nga njeri prej qyteteve më të mëdhenj të Shqipërisë, nga Durrsi. Ndërkohë që njohja me të vazhdonte dhe bëhej më e fortë, fillova të kisha probleme shëndetësore. Me djalin në fjalë u bëmë shokë shumë të mirë dhe ai vinte e më takonte si shok shpesh herë, pasi afër qytetet tim ai kishte dhe vëllain e motrat. Në njërin prej atyre takimeve po i trgoja se një djalë më kishte kërkuar dorën për fejesë dhe se unë e njihja dhe se ishte djalë i mirë. Ai me pyti se çfarë kisha vendosur të bëja dhe unë i thashë se isha në mëdyshje, nuk dija si të veproja. Ai më kapi durat dhe më tha: “Të lutem jo! ” dhe më vështroi në një mënyrë të çuditshme, me një ngulm të vrullshëm, siç nuk më kishte vështruar kurrë deri atëherë. Shtanga. Intiuta e femrës diçka kuptonte, por ashtu turbull. “JO ÇFARË?”-ia bëra gjysëm e vetëdijshme, e skuqur flakë nga parandjenja… Aty, në atë çast, ai filloi të më tregonte se kishte rënë në dashuri me mua, se netët i shtynte me përfytyrimin e siluetës sime dhe mezi priste mëngjezin që të më takonte. Më tha shumë fjalë të bukura, poezi safi dhe në fund bëri dekleratën që ka qejf ta dëgjojë çdo vajzë nga goja e një djali, se ishte i gatshëm të fejohej që në atë moment.me mua. Pas shtangosjes dhe skuqjes, më kapi një ankth i çuditshëm. Nuk dija ç’të bëja,thjeshtë i thashë se do ishte më mirë të ngriheshim dhe ashtu bëmë. U larguam të dy, të heshtur e plot mendime të turbullta. Por përgjigje nuk i ktheva. Atë ditë nuk folëm fare në telefon. Pas disa ditësh, i thashë se doja ta takoja dhe ai bëri rreth 300 km rrugë për të ardhur tek unë. Dukej i emocinuar dhe purpuri që i kishte rënë faqeve e bënte atë më joshës. Atë çast, pata një ndjesi të mirë për të dhe, ashtu turbull, me intuitën prej femre, unë gati e kasha pranuar kërkesën e tij. Vazhduam kështu shumë ditë, takime, fjalë, shëtitje, kafe të pafund, muzikë live, humor… Ndërkohë, ditë e natë mendoja për propozimin e tij… Ishte fundvere, kur vendosa dhe i thashë që pranoja të fejohesha me të dhe pse nuk ishte se kisha ndonjë ndjenjë të fortë dashurie..Duhet thënë që unë nuk besoj tek lidhjet e forta që bazohen vetëm tek njohjet e rastësishme (dashuri me shikimin e parë, siç thuhet). Bile kam përshtypjen se funksionimi i tyre ka diçka penguese brenda llojit.. Pas një periudhe të shkurtër, rreth tre muaj, unë dhe ai u fejuam. Gjjithçka ishte aq perfekte, ashtu si unë e kisha ëndërruar gjithmonë.. Kisha gjetur një njeri për së mbari, dy prindër që më mirëpritën dhe më donin si vajzën e tyre… U martuam mbas një viti, me një ceremoni të thjeshtë, djali na lindi mbas gjashtë muajsh se unë mbeta shtatzënë që në fejesë. Gjithçka po shkonte mirë deri sa unë bëra analizat në qytetin tim dhe zbulova se kisha problem me gjoksin. Çdo gjë u përmbys, shkova tek mjeku dhe më tha se duehej të operosha . Meqenëse familja e të fejuarit ishin mirë nga gjendja ekonomike, shkova në Belgjikë për vizitë mjeksore. Atje gjërat u komplikuan. Pas shumë analizash, mjekët morën vendimin të më fusnin në sallën e operimit. Isha vetëm me të fejuarin, në një shtet që s’kisha qenë kurrë dhe duke hyrë në sallë të operimit, nuk e dija si do të dilja. Nejse, gjthçka shkoi mirë. Operacioni doli me sukses. Kur më doli narkoza, ai ishte te koka ime, duke qarë, duke më puthur duart e duke më thënë “JE SHUMË MIRË. OPERAIONI DOLI MIRË, PRINCESHË. GJITHÇKA SHKOI PËR MREKULLI. DO JEMI BASHKË GJITHMONË”.. Meqë ishte operacion i komplikuar, mua m’u desh të qëndroja gjatë në spital dhe ai pagoi biletat dhe hotein që prindërit e mi të vini tek unë (sepse nuk kishi aq mundësi finaciare sa ta bëja këtë vetë).. Kur u ktheva në Shqipëri, marrëdhëniet me burrin filluan të çalonin, zbulova që ai fliste sërish me një vajzë ngaqë kishte qenë i lidhur para se të më njihte mua, gjoja si shoqe etj etj. Unazën s’po e mbante rregullisht…grindjet dhe problemet po bëheshin të përditshme…Filloi ftohja në çift, s’më fliste më si më parë me fjalë të bukura, por disi vrazhdë… Ishte bërë i largët, i ftohtë, gati i huaj… Tek prinderit e mi nuk shkonte, por dhe mua filloi të më ndalonte për të vajtur tek ata.Mamaja i lutej që të shkonim se e merrte malli dhe për nipin, djalin tonë. Gjithçka e bukur po zhdukej… e vetmja gjë që bëja ishte të derdhja lot dhe t’ia vija fajin vetes…Ai s’po më bënte më komplimenta, s’po më thoshte më “BUKUROSHJA IME, KUKULLA IME, PRINCESHA IME”. Përkundrazi herë herë bëhej ironic dhe fliste me një gjuhë ezoiane, që nuk kuptoja se ku donte të dilte. A dilte nga shtëpia në tetë të mëngjezit dhe kthehej shumë vonë. Dilte sërish mbasditt dhe nuk kthehej asnjëherë para orës 01-03 të pasmesnatës në shtëpi. Ajo që më mbante gjallë në shtëpinë e tij ishin prinderit e tij, që për mua janë prindër të shkëlqyer. Vjehrra shpesh qante me mua kur më shihte në pikë të hallit, por e kishte djalë dhe më thonte e shkreta: “Zemër, mos u mërzit! Kjo koha e tanishme ka marrë tatëpjetën…” Vjehrri i fliste shumë rëndë,gati sa nuk e qëllonte… Ai kur e shihte situatën të acaruar, ikte, largohej me ditë të tëra dhe nuk vinte në shtepi. Vjehrra dhe vjehrri atë djalë kishin, s’kishin tjetër. Im bir filloj të rritej, shpesh qante dhe ai kur ziheshim ne. Për një moment, Valentina kështu e quanin, ndaloi së fuluri, nxorri një fasoletë nga çanta dhe fshiu lotet, por ato nuk i pushonin… Për një çast, e kapi dhe një ngashërim. Ngriti kokën e i hodhi vështrimin gjithë lokalit dhe konstatoj se askush s’e kishte mendjen tek ajo, secili vazhdonte në të tijën. -Po tani ku ndodhet? e pyeti shoqa. -Vdiq para pesë vjetesh, në një aksident me motor, në Itali… Motorat i kishte shumë qef dhe ato ia hëngrën kokën. Me atë vajzën u martua, por mesa di nuk bënë fëmijë.Thonë se ajo ështe bër prositutë. Harrova të them, se prinderit e tij nuk donin ta merrnin në shtepi që t’i bënin nderet e fundit, por një daja e tij ua mbushi mendjen… he ata bënë një ceremoni të thjeshtë mortore. Unë me djlalin shkuam tek prindërit e mi. Qëndruam afër një vit dhe vinim çdo fundjavë në Tiranë dhe rrinim me ta. Një fundjavë ata më thanë se do të vinin tek prindërit e mi për një problem… I pritëm dhe ata biseduan me babanë dhe mamanë që të më merrnin në shtëpinë e tyre. Vendosëm bashkarisht dhe që nga ajo ditë unë banoj me vjehrrën, djali vjen çdo dy muaj dhe qëndron me ne pak ditë. Vjehrra lë kokën mbas tij. Ja plotëson të gjitha dëshirat. Unë isha përqëndruar tek biseda e tyre dhe nuk e mora vesh që miku im redaktor kishte dhjetë minuta që kishte ardhur… Ai buzëqeshte dhe tundte kokën. Më ra lehtë në sup: Eejjj, ku e ke mendjen, mor djalë?! Nuk hoqe dorë nga femrat. Unë u skuqa nga fjalët e tij. Jo, i thashë, dëgjova një bisedë të atyre zonjave dhe m’u duk ineteresante për një tregim. Mirë bëre, më tha redaktori, këto lloj fabulash nganjëherë dalin shumë ineresante. Dhe hapi veshët për të dëgjuar historinë e tyre të ritreguar nga unë. Ia tregova fill e për pe… Redaktori psherëtiu dhe ndezi një cigare. Dashuria ka shumë ngjyra, foli ai duke thithur thellë tymin e cigars camel. Mbyllet një derë, hapet një tjetër, vazhdoi filozofimin e tij redaktori… Unë tunda kokën dhe ndoqa me sy siluetën e dy grave që po largoheshin nëpër muzg…

H..@..B…H.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s