Poezi nga Bukuroshe Sejdini Çela

Poezi nga Bukuroshe Sejdini Çela

 

***

Lërmani këtë stinë, t’ndjej aromat e së pjekurës,
Të ndjej shiun kur rreh, mbi supe furishëm,
Me erën të rrokullisem nëpër hapsirat e mjergullës,
Të marr prap jetë nga muzgu i madhërishëm !

Të flej, t’rizgjohem, me ëndërrat hedhur fall,
E jetën me vrull, ta rinis si çdo ditë ,
Një e nga një, brengave t’u thur nga një shall
Që t’më rikthejnë buzëqeshjet, që më mungojnë në shpirt !

S’di pse ky Tetor, m’gjeti me besim t’përgjysmuar!
Çiltërsisë t’mendimit tim, i dha ngjyra gri,
Unë ngjyrat e ngrohta gjithmonë kam preferuar
Por k’të kohë do përdor, ngjyra t’ftohta pa cilësi!

 

DO LUTEM PËR TY

Do lutem deri në frymën e fundit…
E të fundit frymarrje se harxhoj kot,
ndoshta do mbetem tamam si murgjit,
E murgeshë prap sdo mud të jem dot!

Do lutem për ty që më rrënove besimin,
E me aq besim të vakët nuk do më shohësh n’bot..
Do të t’i këmbej vuajtjet barabar me gëzimin…
E gëzimet e mia do t’i qash me lot!

Do lutem për ty të gjesh qetësinë
E qetësinë time sdo ta thyesh më sot,
Do të shkruash diku se kërkon ballafaqim,
Ti përballë më kishe edhe kur bridhje kot!

Do lutem për ty edhe duke vdekur …
E vdekjes time do t’i ndezësh valle,
Sa herë që këmbën do ngresh për ta hedhur
E hedhur do jem para teje si sorkadhe!

Do lutem për ty sa herë t’më urresh
E urrejtjes tënde do t’i bëj qëndrim,
Do shohësh se kokën kurrë sdo ta ngresh
Kur t’dëshirosh t’rrënohet shpirti im!

 

Nuk të mallkoj

Nuk të çoj faj, që ke natyrë të shtrëmbër,
Të ndërthurur, si vepër e ligë prej arti!
Të gjithë njerëzit i bën si të jenë t’verbër!
Jo me mirësi, por me një dinakëri gjarpëri!

Unë s’di të mallkoj, por zemra m’është rënduar,
E prej lodhjes t’saj, kam frikë se dënohesh,
Çdo njeri n’jetë, vëren ku ka gabuar
Po në të tuat gabime, s’ke ku të justifikohesh!

Borxh të kam dalë, gjithmonë t’kam fol drejt…
E në të drejtën time, m’vodhe goxha!
Dije se sot, nuk jam më e njejt…
Por, për një gjë m’vjen keq, se luan me gjithëçka!

 

***

Ta vranë zemrën, s’të thanë kurrë “m’fal” !
Të shtypën ndjenjën e çuan n’varr!
Të premtuan zemrën, por në dorë kishin shpatën!
Kur Ti derdhje lot, ata t’dogjën vatrën!

Si nuk u mbrojte njëherë me duart e tua!?
Përgatite çaste, për tu thënë sa ju dua!
Tallje, përbuzje asgjë tjetër s’more!
Prap shoqërohesh me to dorë për dore!

Kur të ndërrosh jetë, t’qajnë e lavderojnë!
Por për së gjalli, varë duan t’shikojnë!
Nuk deshe t’i lëndoje, apo nuk zure mënd!?
Edhe kur veten brengose, ato prap i çmënd!!

Sa e pafat je, ta them sinqerisht!
Se di pse, ty t’qëlluan gabimisht!
Saqë fjalët në fund s’dinin t’i shqiptonin!
Pos mllefit të tyre, si derra harbonin!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s