Poezi nga Dije Lohaj

Poezi nga Dije Lohaj

 

EPITAF PËR KOHËN TIME

Vaje të trishta
Për ju po lëshon qielli,
Loti s’është veç një mermer i ftohtë
Dhimbjesh të dendësuara
Nga sytë e verbuar,
Nga ajo dendësi gri
Që ka pushtuar gjoksin tim.

Çdo ditë
Më varrosni nga pak lumturinë,
Çdo ditë më fyeni me përulje
Dhe paqen
E sfilitni cifla-cifla,
I vëni grila,
Secilin çast të saj e varrosni,
E varrosni bukur,
Me kurora të hijeshuara.

Dhe ju e dini mirë,
Që po kërcënoni ekzistencën e globit tim
Me shtjella të zeza rrathësh të Dantes.

O, ju të çmendurit e kohës sime të shtrenjtë,
Që në kukama tona digjeni,
Me una vargjesh gri,
Varur në çengelin e ashtit tim…
O zot, po si do të ishte jeta pa ju?
O zot, po si do të ishte vdekja pa ju?
O zot, po si do të ishte poezia pa ju?

 

EPITAF PËR PERADNORITË E RËNA

Nuk e di, mike, a ndjen mall edhe ti?
Lotët më thyhen në duar,
Tek kujtoj kohën e shkuar të ardhje-ikjeve,
E unë e mallëngjyer të pres përtej kohës sonë.
Engjëjt ndiheshin të braktisur
Në mes të zotave.
Gjithmonë këmbëzbathur udhëtonim
Pelegrine, syhapura me kohën,
Plagët i mjekonim me këngë lirie,
Se liria rridhte në bebëzat e syve tanë,
Qëndronim sipër zjarreve të Kosovës,
Aty ku digjeshin perandoritë.
………..
Përshëndetje, e dashur Shuki! Vetëm mos më thuaj ” reve”

 

EJA MERRE KAFKËN TËNDE!

Ja shihini, 
Një kafkë këtu,
Nën themelet e kullës sime po dergjet,
Një kafkë atje kryqëzuar,
Në “Rrugën e dëshmorëve”,
Qysh në zgjimin e parë,
E sot derë e oxhakut,
Shkelur e përbuzur,
Është nga mungesa jote,
Që rrotullohet
Në globin e kafkës sate,
Bashkë me planetin e lirisë.

Të shoh në varrin zgjeruar,
Me duar të shtrira,
Ngritur lart si jataganë,
Eja e merre kafkën tënde!
Hiqja dheun e shkriftë,
Se nuk guxon të tresë trupin e lirisë!

Të shoh tani në stinën e zjarrit,
Bashkë me buzëqeshjen,
Me krismën,
Me këngën e lirisë,
Ashtu si të shihja shekujve
Në flakën e zemrës,
Fshive djersët
Fshive dhe gjakun,
Me shaminë e kuqe,
Me të cilën ke përshëndetur
Varret e të parëve,
Ndërsa unë tani
Shpirttrazuar numëroj mijëra kafka,
Në pasqyrën e kafkës sate.

Në ballë të jetës,
Sa ishe gjallë,
Ashtu edhe në varr,
Eja jepi jetë vdekjes,
Që të mos na shuhet emri i lashtësisë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s