Poezi nga Juljana Mehmeti

Poezi nga Juljana Mehmeti

 

Ditët e Klesidrës

Ditët pa ty kanë formën e Klesidrës
rrjedhin ngadalë
në një pikë zbrazëtie
boshllëkut krijuar
zvarritur melankolisë
tejkohës vazhdim,
thjesht një zemre që rreh për të mbajtur në këmbë trupin
dhe një fryme të mbarsur nga erëra të ftohta veriu.
Çdo ikje ka një kthim e çdo kthim është një ikje
vërtitur pakuptimësisë botë
dimensioneve të panjohura
largësive të verbra,
që oshëtijnë braktisjet e mëdha
thyer në një hon të frikshëm
e tretur përfund rrjedhës së ortekëve.
Klesidrën e qelqtë e kam kthyer përmbys,
si kupë vere pa asnjë shije
mbetur relike pritjes pezull
të mbushjes zbrazje, në ikje
heshtjes buzë
një gllënjkë kohe, në pirje.

@Julja

 

Hesht !!!

S’ di çfarë ka mbetur
më tepër,
rrugët e kalldrëmta i harruan 
premtimet
dhe deti emrin tënd rrëmbeu
arratisur bregut…

Hesht më mirë
qytetit të largët,
mes dritave të fikura,
ku endesh përgjumur ëndrrës,
flijuar
errësirës tretur…

Hesht pra…
rrugët do të zgjohen një ditë
e do trokasin zhurmshëm hapa
të rinj.
Do ndizen dritat
në shkëlqime të tjera sysh…
dhe deti, që asgjë nuk fsheh,
diku do shkruajë përsëri
emrin tim!

@Julja

 

***

Ti…
vjeshtën time e zhveshe
shirash
ngjyrës së zbehtë…
Kujtimin vizatove në buzë resh
të larguara
e ike
…,ndërsa unë
imazhit tënd i rrëmbeva
portretin e heshtur.

…shtegtarë universesh
fluturuar kaq larg jemi,
e shenjë gjurmënjohje mbetur
nëpër stinë.

@Julja

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s