Zotërinj, mos ka ndonjë gjë që nuk shkon? – Charles Bukowski / Përktheu Petrit Sulaj

Poezi nga Charles Bukowski

 

Zotërinj, mos ka ndonjë gjë që nuk shkon?

Shërbimi ishte për faqe të zezë,
e ajo që e mbushi plot kupën,
qe se kamarieri vazhdonte të sillte picetat,
tamam kur nuk duhej.
Isha bërë xurxull,
dhe e ndëshkova duke i dhënë një grusht hundëve.
Një pëllëmbë njeri ishte kamarier ziu
e u palos në tokë
si gjethe e verdhë tetori,
i gjori;
si një dardhë e pjekur,
e kur erdhi policia
derës i pata vënë tavolinën pas;
plus që e kisha mbyll me shul.
Radhën tani e kishte pjesa e dytë
e Simfonisë së parë të Brahms- it,
ndërsa duart ja kisha fut
një plakusheje që mund të ishte gjyshja ime;
po për dreq policia e bëri fërtele derën,
pastaj hoqën andej dhe tavolinën.
Unë j’u ngërdhesha një herë mirë e mirë
asaj sharabajkës qe po klithte,
vetëm sepse i kisha futur duart;
pastaj u ktheva nga policët për ti pyetur:
zotërinj, mos ka ndonjë gjë që nuk shkon këtu?
Po njëri nga to, një trashaluq që nuk ishte rruar,
qëkur e kishte dalë nga gopi i së ëmës,
m’u lëshua me kamzhik kokës;
aq sa vetëm të nesërmen në mëngjes kur u zgjova
e gjeta veten në infermierinë e burgut
i lidhur për krevati;
e bënte vapë,
e djersa më shkonte çurg
mbi çarçafin e bardhë teveqel;
le që po më bënin dhe lloj lloj pyetjesh të leshta,
e ndërkohë nuk e dinin aspak se isha bërë vonë për në punë;
Zot i madh, sa po më shqetsonte kjo gjë!

 


Përktheu Petrit Sulaj
3.09.’12

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s