Kalendari poetik: Marina CVJETAJEVA / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Kalendari poetik: Marina CVJETAJEVA

Si sot, 125 vite më parë u lind poetja ruse Marina Cjetajeva
Marina Cvjetajeva u lind në Moskë më 8 tetor 1892; babai i saj, Ivan Cvjetajev qe profesor i Arteve të Bukura në universitetin e Moskës, nëna pianiste. Për t’i shpëtuar terrorit të kuq, si bashkëshortja e një oficeri të ushtrisë së bardhë, emigroi në Berlin, pastaj në Pragë në vitin 1922; më pas me këshillën e komunitetit emigrant rus u transferua në Paris më 1925. Duke menduar se i shoqi ndodhej në Rusi (por në të vërtetë fshihej në Spanjë prej përndjekjeve) u kthye atje në vitin 1939 bashkë me të birin; e bija Ariadna, që ishte kthyer në vitin 1937, qe dërguar menjëherë në kampet e punës së detyruar. E internuan edhe poeten; e vetmuar, e shkëputur prej bashkësisë letrare, para se ta arrestonin për ta dërguar në gulagët e tmerrshëm vari veten më 31 gusht 1941 te hyrja e izbës që pat marrë me qera nga dy pensionistë. Librat e saj qenë të ndaluar në ish Bashkimin Sovjetik; vetëm njëzet vite pas vdekjes së poetes u lejua botimi i tyre. Nga shqipërimet që kam prej saj përzgjodha këtë poezi:

 

SOT U SHKRI…(Сегодня таяло…)

U shkri sot, u shkri bora fare,
Vështrimin e pata plot jetë.
Gjatë qëndrova në dritare
Dhe sërish merrja frymë qetë.

S’e di përsenë, jo, nuk e di,
Ndoshta i lodhur shpirt i ngratë,
S’donte që s’donte, jo, kurrsesi,
Të merrej me lapsin e prapë.

Qëndroja aty si mëdyshtaz,
Pa menduar as mirë, as keq,
Duke trokitur me gishtat
Ashtu, si pa mendje mbi qelq.

S’e gjente dot shpirt i shkretë
Me se të merrej dhe vërtitej;
Në atë pellg të sedeftë
Ku qielli vetë pllaquritej,

Andej, një qen që rend kuturu,
Më lart, një zog që qiellin çan,
Por as dikush që këndon diku,
S’më bëjnë që s’më bëjnë të qaj.

Qenka art dhe harresa, çudi,
Shpirti e ka nxënë mirë,
Se ç’kam një të rrallë ndjesi
Sot dhe shpirti më është shkrirë.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s