Kalendari poetik: Sohrab SEPEHRI / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Kalendari poetik: Sohrab SEPEHRI

7 tetori është dita e lindjes së poetit, piktorit dhe shkrimtarit iranian Sohrab Sepehri (1928-1980), personalitet i shquar i artit iranian. Qe njeri i vetmuar, s’u martua kurrë dhe qëndroi gjithnjë larg politikës. Frymëzimin e gjente te natyra, për të simbol i Zotit dhe fuqisë së Tij. Vdiq shpejt, pa mbushur 52 vjeçët nga leuçemia. Prej tij sjell për ju sot këtë poezi:

 

NATË E KTHJELLËT, E VETMUAR

Mbaj vesh!
Ky zog përtej kësaj bote këndon.
Nata është e ktjellët, e përsosur, pafund.
Hëna u pëshpërit
në vesh luleve,
bisqeve, burbuqeve.

Përpara shkallës,
zhytur në erëmimin e flladit mbrëmësor,
atje qëndroj,
me pishtar në dorë.

Mbaj vesh!
Rruga hapat e tu po thërret,
sytë e tu vetëm mos i lerë si zbukurim i errësirave!
Laj sytë,
mbath këpucët
dhe eja!

Eja me mua!

Eja me mua deri kur gishtat e padukshëm të hënës në vehte të të sjellin!
Eja deri kur Koha të ulet krah teje!
Eja deri kur kundërmimi i natës të thithë
peshën e gjymtyrëve të tu!
Dhe pastaj,
mbaj vesh dhe përsëri mbaj vesh!

E di,
se po erdhe kështu,
do të dalë një i urtë, jo larg,
që pastaj do të të thotë:
“Çasti më i bukur i jetës
është nata që ti vështron brenda syve të tij
dhe ata të lagur, të njomur janë,
sepse Dashuria i magjeps”.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s