KUJTESA / Shkëputut nga libri me prozë poetike”Fluturimet e korbave në netët pa hënë” të autorit Adem Zaplluzha

Shkëputut nga libri me prozë poetike”Fluturimet e korbave në netët pa hënë” të autorit Adem Zaplluzha

 

KUJTESA

Kur sytë tanë hynë në gjëmë dhe dalin nga gjëma e vetëtimës, ne zbresim nga vetëdija e jonë dhe hymë në botën e ëndrrave.
Hymë dhe dalim ashti siç patëm hyrë dhe dalë nga baladat. I prekëm kujtimet e barit dhe sërish e pamë fluturimin e korbave . Dolëm nga gjumi më esëll se që patëm hyrë. 
Ishte dita e katërt e krijimit të botës.
Botë se jo mahi, në çdo hap të del përpara një kasap, një bishë që nuk lë të të rritet koka. Kur bie shi, ne fshihemi pas hithrave , ashtu ulur i kryejmë nevojat fiziologjike. Mbi kokën tonë leh qielli i tërbuar.
I mbyllim veshtë me dyllë, imitojmë lashtësinë, hymë dhe dalim nga vetvetja pa trokitur në dyert e dallgëve dhe të ndërgjegjes.
Më besoni, nuk na pengon vetvetja as kënga e këndesit kure zgjon mëngjesin e dehur.
Asgjë më nuk më pengon që hynë dhe del nga kjo vrimë e vockël e pluhurit.
Sot ka filluar të rriten gjymtyrët e mikut tim. Këmbët i zvogëlohen kurse kokën nuk ia zënë muret e ngushta të kësaj dhome.
I ndezëm pishtarët. Deshëm ta ndriçojmë sterrën. Dikush i theu lisat, i ndau në dy apo më shumë pjesë siç ndahen copërat e mishit, pastaj i gjuajti qenve të tërbuar, ua ndali hovin.
Atë ditë nuk u sulmuan njerëzit. Ishte dita e parë që u ndalën kafshimet.
Ajri i përjargur i mëngjesit dukej më mikpritës, nuk na i ngacmonte shqisat e të nuhaturit. Frymëmarrjen e kishim më të ngadalshëm, herë -herë tepër normale.
Shumë pak kohë na u dashtë që ta dallojmë rritjen e rrapit.
Në sqepat e zogjve malet lëshuan rrënjë .
Dita hyri dhe doli nga lëvozhga e arrës, si në baladat e vjetra u ringjallë dheu.
Bari qeshi me një qeshje të brishtë. Kaiket deshën ta përmbysin bjeshkën e dallgëve dhe e përmbysën edhe detin.
Dita nuk iu trembe të papriturës, mëngjesi kryengritës i lau sytë në burimet e kthjellëta në Sytë të Malit.
Ishte rruga e gjatë deri te ëndrra, më e gjatë se sa që mendonim ne, besuam dhe ecëm për të mbërri deri këtu ku jemi sot, për të mbërri deri atje ku synuam dje, ku na presin ato pak gjethe molle që nuk janë fishkur ende në kujtesën tonë të dhimbshme .
Nesër domosdo duhet të shkojmë deri te ai varr kafkash, të gjunjëzohemi në shenjë respekti, jo t’i vajtojmë por t’i lajmë sytë me flokët e së kaluarës, dhe të dhembjes sa përbuzëse po aq edhe krenare.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s