Perëndia ime! / Poezi nga Sonja Haxhia

Poezi nga Sonja Haxhia
 
 
Perëndia ime!
 
E kështu…
ikën e vjen, ti Perëndia ime,
trup e shpirt i bukur
mendje e trazuar
e zemër të krijuar
mijëra thërmijash të ndriçuara.
Thellë futen fjalët e tua
…, ndërsa të shoh, të lexoj, hesht,
shikimet në një shkrihen,
mes qiellit në kristale bulëzuar.
 
Qëndro me mua,
udhët mos i përhumb labirintesh
as trëndafilin mos e ler të vyshket
fli në krahët e mi,
shih ëndrrat që zbritën parvazeve dritare
pritjes së gjatë
takimit tonë në mbrëmje
lagur në vesë lotësh,
e buzët shkrirë në puthje
lodruar në ujvara vështrimesh zjarr
sonatës me tingujt e zemrës.
 
Mendja fluturon lart në universe,
rrëmben fantazinë e shpirtit lakuriq
zhveshur mëkatit kohë
e pëthyer gjurmës së një stine
ardhur përherë beftas
përthithjes së nektarit të një lule
e ikur aq rrëmbimthi
të tjera shtjellash ngatërruar
e ftilluar diku në mendimet e mia.
 
Ti Perendia ime!
Gjithçka e imja!
Sa mijëra vjet që s’ jemi parë!
Ti në udhëtimet e tua hapsinore
mes detit dhe qiellit
mes akullit dhe zjarrit,
të ruaj imazhit tim
me thonj kapur pas një dëshire të fshehur,
që era e përkedhel pa fund
atu ku jam dhe unë…
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s