Poezi nga Eduart Sulollari

 

Poezi nga Eduart Sulollari
 
 
… N O K T U R N….
 
Rrufetë
ndezën qirinjtë e harruar
të shirave,
gjethet,
kanatet hapën tej e ndanë,
e verdha,
fasadat e pasditës lyen
paqësisht,
vetmia ime
numuron perëndimet
si një femijë
gjurmët në rërën e lagësht.
 
Heshtja,
vërvit kristalet,
tingëllima,
kyçet ajrit të mardhur,
gogësin
në tempullin e maleve të largët,
dhe grija
rrëzohet mbi mjegulla.
 
Më pas..
të iki dua
atje ku vjeshta
u rrëzua
në lëmin e hënës
 
dhe u shua…
 
 
 
Ditë peisazhesh të lodhura
 
Varkat e erës, flakën ndrojen
velat, shkundën mykun e të djeshmes,
por hajmalinë nuk e hoqën
Çadra prej pluhuri
u bëjnë hije gjetheve të pemës
ndanë rrugë,
ku kaloi pëllumbi i bardhë
në sqep i lëkundet dita,
si këmbana e madhe e shënepremtes
Pak qiell mbllaçit
një kafshatë nga reja e kaltër
Fushës,
peisazhet e gjetën kornizën
për pranverën
harruar pranë pirgjeve me borë
Nga kanati i rrëzuar i muzgut
shohim kështjellat e horizontit
tek ndezin heshtur pishtarët.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s