Poezi nga Ela Masllov

Poezi nga Ela Masllov
 
 
Natë Marsi
 
Sonte s’ kam gjumë fare
dëgjoj zhurmën e shiut
dhe pikat e tij,
që trokasin në dritare.
Ah kjo natë marsi
dua të fle pak
dhe shiu të më lerë rehat.
Ah moj natë marsi,
ma rrëmbeve dashurinë
dhe bashkë me pikat e shiut
më the lamtumirë.
Ah moj natë endacake
me afshin pranveror
me le të zgjuar,
zgjuar deri vonë.
E, ti natë e gjatë, e gjatë,
që me mua u dashurove
të biem të flemë pak,
se nesër takohemi prapë.
Unë po fle o nata ime
në këtë natë ku nuk ka yje
po i mbyll sytë e mi
dhe në ëndërr të shikoj
dashurinë time.
Por ti natë mos u bëj xheloze,
se unë të dua shumë
mjaft qave nga inati
eja të flesh tek unë.
dhe bashke të fleme
qetë e qetë
dhe bashkë të gjejmë
dashurinë e vërtetë.
 
 
 
* * *
 
Rendin retë
Era shkund petalet.
Nën petale dehen trotuaret…
Dy-tre pika, shiu rrjedh i rreptë…
Borë e bardhë shiu bie nga retë…
Kokrrat mbi çatira, vallen nisin…
Si një mijë pëllumba po çukisin…
Të pres me shiun të vish
të të puth ngadalë
….Të më shuash Mall.
 
 
 
* * *
 
Mërzitjes i shtohej
malli i heshtur..
Minutat rëndonin
mbi orët pafund…
Shpirti dashurinë
kërkon pa reshtur…
Mbaroi shtatori…
E ti asgjëkund !…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s