Poezi nga Festim Liti

Poezi nga Festim Liti
 
 
NË ËNDËRR ME VIKTOR HYGONE
 
Në Pere La Sheze ka ardhur pranvera,
Harlisen trandafile, manjola e qiparisë…
Nuk e di ç’kërkoje,
por ike për pak ditë nga kjo parajsë mortore,
m’i trezove ëndrrat në një natë të trishtë.
Zëri yt, ulërime, theu xhamat e heshtjes,
Krisi pasqyrat e rrezeve të mendimit…
ç’ deshe Poet, ç’ deshe?!
që erdhe në këtë humbëtirë të çjerrë,
si nofulla të hapure krokodili…
Mund të takoheshim bri Senës së qetë,
atje, te shkallët e Katedrales Hyjnore,
në shoqëri me Esmeraldën dhe Kuazimodonë,
por Ti, si gjithmonë kokëshkretë,
i befte si një meteor,
Theve korracën e kafkës sime.
i çartur, kërkoje nëpër errësirë,
Gavroshin, Kozetën e Zhan Val Zhanin….
Tek unë nuk i gjete,
Endeshe udhëve të pluhurosura si i marrosur…
Po si nuk e kuptove, O Mjeshtër i Madh,
se ne kemi me dhjetra e qindra të tillë personazhe,
jo mbi barikadat në mbrojtje të Republikës Franceze,
por në barikadat e turpit që quhen Fanare…
 
 
 
EVA
 
Kurrë nuk shëtitëm dorëpërdore lëndinave,
asnjëherë nuk shijuam lindje e perëndime diejsh,
një herë të vetme nuk këmbyem puthje bashkë,
edhe emrin, kurrë s’ ta mësova.
Me këte fjalë-thirrje,
sa njerzimi të lashtë,
Unë të pagëzova
Eva!
 
Nëpër mesnata të zjarrta,
miljona herë u takuam,
pa masë,
nëpër mirazhe ëndrrash të bardha,
frymët i bashkuam…..
Megjithëse nuk ishe askund në jetë,
një mollë përjetësisht e ndaluar,
marrëzisht të desha,
se dashuria,
veç nëpër ëndrra është e pastër,
e vërtetë!
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s