Poezi nga Florika Kotska

Poezi nga Florika Kotska
 
 
LËKURE DAULLE
 
Ka kohë që
rrokulliset toka
nën këmbët tona,
dielli dhe hëna dëshimtare
në ”gjyq të kohës”
varur supeve pesha e dhimbjes,
paguajmë haraçet për mend të kokës,
në sytë e botës kureshtare.
Na mori dreqi ”lëkurën”
e bëri daulle!
andej këndej nëpër botë,
si pula të shushatura
dridhemi e shdridhemi
rreth orbitës kohë,
në kërkim të fatit
i provuam të gjitha,
ngritëm zërin, pushkën,
më në fund…
oh jo – dhe mendjen!
Më kot
s’ shpëtuam dot
dhe tash
tregjeve të botës
peshohemi…
sa – kushtojmë
dhe heshtim!
Pushojmë!
 
 
 
***
 
Një gotë vere
do pi për ty,
që shpirtin t’m ngazëllejë
dhe kur jam larg
as vet se di
ndjej valën…
t’ më rrëmbejë!
 
 
 
DIJESHPËRNDARËSI
 
Mes errësirash
një fanar – hedh dritë, mbi mure të gurtë!
Burimdije rrjedh pikë e nga një pike!
Floripikuar .
Në radhë pres -grushtin hap ..
të marr dhe une , ca…
“Fjalëhak “
Përpara më shfaqet -Udha e SHkronjave!
Ngarkuar në karvanin e jetës
dijeshpërndarës,
që humbasin – Galaktikës .
Thirje, përkushtim zëri yt,
të zgjuan nga ëndrra të bukura , gjembkurore , rrethuar,
ngulur në kokë halë!
O i Bregut – djalë…. .
tmerruar, skalit historinë ,
lakmuar ne shekuj, prej piratesh ,
në dorë kërkon stafetën , ta lesh ,
mes stuhish tunduse, marramendëse ,
të egoizmit – vetiak,
i vë pritë – me gjoks!
Me jetë .
Harkut të Odhiseas, merr shigjetë – godet!
Ringjallesh vetë .
zgalemit të eres, ngulur në shkëmb – ”Qeparo”,
që me sy të flet…
përpiqet , dridhet , shpreson ,
viktimës ti shpëtoje…
rrb – në ”kështjellën” e tij,
s’ do ta – duroje .
Burrë i Detit, i Diellit,
që lufton me” cuname”
penëshkruari – me endje..
gjuhëngjyeri – në mendje,
o – bir i Gjivlashit plak…
pak të thashë e shumë
ke – hak.
 
*Dedikuar MITRO GJOKA (QEPAROI)
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s