Poezi nga Lumo Kolleshi

Poezi nga Lumo Kolleshi
 
 
Ani
 
Heu,a je si je,Gaspër Tragaçi? *
Të ndrijnë sytë,bre burrë.
Eshtë rritur patriotizmi,
Kalldrëmit i gjen më shumë patriotë se gurë..
Me flamujt e dugajës tënde
Edhe palaçot e kombit,
Edhe shushunjat
Nesër do të dalin kuq e zi.
Ani.
Mjafton dhe një ditë
Për të mos ia shitur shpirtin dreqit.
 
*personazh i Ernest Koliqit në tregimin “Tregtarë flamujsh”
 
 
 
GJARPRINJ
 
E kisha harruar një fjalë të moçme,
Një fjalë që duhej skalitur mbi gurë,
Gjarprinjtë dora ime shpesh ledhatonte,
Më joshte shkëlqimi tinëzar mbi lëkurë.
 
Dhe ishin të vegjël e keq pra më vinte,
I ndiha të rriten pa drojë e pa jerm,
Pabesinë ua njoha një ditë prej dite,
Tek ngulnin dhëmbët e tyre plot helm.
 
U dashka në jetë dhe floku me thinjë,
Të kuptosh ç’kanë zbritur malet në det,
Të kuptosh të vërtetën e fjalës “gjaprinj”
Që helmin dhe këmbët fshehin në trupin e vet.
 
 
 
MIZASKENË PËR TEATËR ABSURD
 
Pranoi ta bënin qen
Duke i hedhur përditë nga një kockë.
Në një kovaçanë të vjetër
Porositën ca hallka për zinxhir
Dhe e lidhën para një pasqyre.
Urdhër i dhanë për të lehur.
Nuk kishte kuisje më të përvajshme,
Njeriu brenda tij kishte vdekur.
 
 
 
QENËRISHT
 
Në një planet të rrallë,diku,
Në një yllësi krejt blu,
Kishte njerëz,si këtu.
Kishte male,kishte fusha,
Pyje kishte dhe gëmusha,
Kishte…sa nuk flas dot unë,
Katërkëmborë kishte më shumë.
Veç një gjë nuk m’u duk mirë,
Deshtë atje ishin pa brirë.
Brirë s’kish? Do pyesni ju.
Kish dhe ishin sa një hu.
S’është fjalë çilimiu,
Brirë kishte veç njeriu.
Veç dy gjuhë qarkullonin,
S’kishin fjalë të mallkonin,
Madje gjuhët i ndërronin.
Qentë flisnin njerëzisht,
Njerëzit flisnin qenërisht.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s