Poezi nga Nexhmije N. Aliu

Poezi nga Nexhmije N. Aliu
 
 
GOTË E THYER
 
Vrapova
rrugës ku s’kishte trotuar
këmbë zbathur me fustan të bardhë.
Vrapova si e marrë
Lirinë
ta takoj
Liria zojë e rënd
mbi fatin Tim
ngre Dolli
me disa korba të zi
E njëjta pije u pi
e njëjta gotë u thye,
si sot, si atëherë.
 
 
 
SYRI I DASHURISË
 
Syri dashurisë i shikon të metat dobët,
ndërsa syri i urrejtjes të mirat i bën të këqija.
Sikur mos të shikonim me syrin e armiqësisë
të këqijat që thanë do t’i bënin të mira.
 
 
 
SYTË E TU
 
Syte e tu
Ata sy kurrë më si kam parë
Ishin sy plotë dashuri,
që nga dita e parë
Të kërkova edhe sot
nuk të gjeta askund
Fluturova si pulëbardhë
përmbi det e lum
Doja vetëm të të thosha
çfarë kishte zemra jote
Falte çdo gabim
ushqente dashuri mot për mote
S’dua asgjë vetes t’i them
edhe nëse flas
ti nuk dëgjon
e zemrën se ngushton,
si e ngushtove ti një ditë
rinisë i vune prit
Sytë e tu ka vite si kam parë,
për ata sy
shpirti im ka shumë mall.
 
 
 
AJO
 
Në një dhomë plotë ëndërra vajzërie
një vashë rri shtrirë
Ngre kokën ngadalë
dëshiron të thotë ca fjalë,
por nuk ngrihet dot
e lënduar thotë:
Nënë!
A kam ndryshuar
Dhimbja më ka shkatërruar
Po më bien flokët
Flokët e mia të gjata
Mi këputi nata
Dhimbja nuk më kalon dot…!
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s