Poezi nga Zyba Hysa

Poezi nga Zyba Hysa

 

SONTE DUKESH TJETËR…

Jo veç kuante shpirti, ngrihen e vallëzojnë,
Nga tingëllimë zilesh, ardhur nga zëri yt,
Gjithë poeret e trupit, çelin… lulezojnë,
Parfum dashurie… vjen dhe më “mbyt”!

Sot trup dhe shpirt… janë n’harmoni,
Shpirti çel trupin… trupi ndez shpirtin!
Edhe yjtë e qiellit sonte ngjajnë siTi,
Retë kanë çjerrë, porsi dielli ndritin!

S’po e lodh më veten “Kështu e ashtu”
Betohem, për ç’kam më të shtrenjtën!
I gjithë Universi… sonte ka ndryshu…
Aqsa edhe Ti, krejt po m’dukesh tjetër!

Vërtet dukesh tjetër, me nur Hyjnije,
Siç t’kam pikturuar me fijet e zemrës,
Me penel dëshire… zjarr dashurie,
As vetë Perëndia, s’ia kaloi femrës!

 

FILOZOFI JETE

(SHPËRBLIM…)

Ç’është futur mistershëm mbrenda n’shpirt,
Pa bërë Ti kërkesë… pa shprehur dëshirë,
Le ta dijë gjithë bota, të ngrehin dhe pusitë,
Ç’gjë pranoi shpirti… me shpirtin rri shkrirë!

Shpirti s’di të lutet, as t’bjerë nën këmbë,
Shpirti as nuk tutet… as këndon vallëzon,
Si të duam ne… t’i japim komandë!
Shpirti pret gojë – hapur… at’ q’meriton!

Kush provoi dhimbje, prej saj s’u ankua,
Kush duroi pashtërime dhe s’poshtëroi,
Kush me ligësitë… kurrë s’u trazua,
Atëherë shpirtit… Parajsë lulëzoi!

Ç’është futur mistershëm mbrenda n’shpirt,
Pa bërë ti kërkesë… pa shprehur dëshirë,
Le ta dijë gjithë bota, të ngrehin dhe pusitë,
Ç’gjë pranoi shpirti… me shpirtin rri shkrirë!

 

FILOZOFI JETE

(KRYEVEPRA)

Kurrë në jetë s’xhelozova tjerët,
Për pasurinë e tyre, a dashuritë!
Kam mësuar ligjet e jetës q’herët,
Pasuria dhe dashuria ndrit n’shpirt!

E plotësuar jam, se jam kujdesur,
Dashurinë ta kem… edhe pasuri,
Ç’bëjnë tjerët… kurrë e zilepsur!
Thesar i çmuar çfarë ndrit në gji!

Dashurinë e tjetrit s’mund t’marrësh,
Duke shkel egër mbi dashuritë e tij!
Dashuri quhet çfarë mund të japësh,
Dashuro… dashuro… edhe kur s’ta di!

Përherë në jetë çastit i jam falur,
Kur më ka takuar ashtu rastësisht,
Me zjarr magjie, siç vjen muza vargut,
Vargje pareshtur, shkruar në shpirt…!

Dhe n’mungesë ndjej këngë muze,
Zjen nëpër deje… fërngëllon jeta,
Mijra kuaj – fuqi… truri në lëvizje,
Veç me dashuri lindin KRYEVEPRA!

 

ZJARRI ME ZJARR…

Jeta kalon përmesh dashurive,
Ashtu kaloj Unë, ashtu edhe Ti,
Dashuritë lënë pas shqetësime,
Shqetësimi m’i madh të duash Ty!

Kam fituar nga dashuria jote,
Vullkan të shpirtit n’erupsion,
Derdhet të djegë atë q’mbolle,
Zjarri me zjarr kurrë s’shteron!

Plumbi kërkon plumb të dalë,
Nga trupi ku hyri, zuri vend,
Dashuria s’del kurrë me zjarr,
Zjarri i shpirtit, s’duket, po djeg!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s