Fluturim vjeshte / Poezi nga Edlira Xhani Velaj

Poezi nga Edlira Xhani Velaj

 

Fluturim vjeshte 

Fluturuan pëllumbat
u rritën !
Mbeti e shkretë
vazua e lules së tharë tashmë
shndëruar në fole nga pëllumbat .
Ah! Fluturimi i tyre i parë !
Të gjithë bashkë .
Përqafuar! Sqep më sqep! Një dashuri më vete!
E ndërsa i shikoj të largohen,
qielli merr përmasat e pafundësisë.
Drurët lakuriq
mbledhin brenda tyre palcë,
si një ripërtëritje !
Duke pritur dimrin. Fletët e verdha
bien mbi flokët e mi
më duken si vitet,
që ikin e nuk kthehen më. Si ca data të harruara,
që kur i shikojmë të rrethuar me rreth të kuq
na vjen keq për veten
ashtu siç do të harrohen këto gjethe
shndëruar në humus.
Shtëpia përballë meje e heshtur!
Nuk ka zë! I zoti i shtëpisë iku! Fluturoi!
Një qetësi e pafund! Një heshtje e dhimbsur!
Nuk dëgjohen më rënkimet e tij
^për këtë djall jetë
dëgjohen vetëm rënkimet e qenit të tij, që
kuis, kuis e nuk i ndahet pragut të shtëpisë.
Me sytë nga dera mos dalë ai,
madje thanë se do të vdes nga malli për të zotin .
Bregu i detit oshtin .
Anije, tragete të mëdha lundrojnë
e ai gëlltit çdo ditë shpirtra, zemra emigrantësh,
që duan të kalojnë matanë.
Kaloj indiferente! Harroj që edhe unë jam si ata
me një çik më shumë fat !
E vjeshta më ngatërrohet me këtë hënë të plotë
Futet e del !E si ngatërrestare zbulon mëkatet
ato të fshehtat në këtë natë të madhe!
Mbrëmja shtrihet në Mesdhe.
qyteti pshertin, buzëqesh, ulërin …,
duket sikur do të çajë rrethimin e mbi kala
të ndezi një yll !

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s