Lumturia e kësaj bote – Kristof Plantin / Përktheu nga frëngjishtja Marjeta Shatro


Poezi nga Kristof Plantin
 
Kristof Plantin ka lindur në Shën Avertin 1520 pranë Turenit dhe ka vdekur në 1 korrik 1589.Ishte influencues i Humanizmit të Rilindjes,botues i 40 botimeve me emblema të Biblës në disa gjuhë: hebraisht,latinisht dhe holandisht në 1562ka botuar një fjalor 4gjuhësh, greqisht, latinisht, frëngjisht dhe flamandisht, poliglot dhe autor i suksesshëm i shumë librave liturgjikë, admirues dogmatik. Ofiçina e tij Plantineana ndodhet në Muzeun Plantin Moretus në Bibliotekën Botërore.Ishte mbështetës i sektit të heretikëve.
 
Lumturia e kësaj bote
 
Të kesh një shtëpi komode, të pastër dhe të bukur.
Një kopsht të mbuluar me espalierë me erë
Fruta, verë të shkëlqyer, pak fëmijë.
Të zotërosh pa zhurmë një grua besnike
 
Të mos kesh borxhe, as padi, as grindje
Asnjë ndarje mes njerëzve më të dashur
Të kënaqesh me pak, të mos shpresosh në erë,
Të rregullosh jetën mbi një model të drejtë,
 
Të jetosh me sinqeritet dhe pa ambicie.
Të jepesh pa skrupuj ndaj përkushtimit
Të nënshtrosh pasionet, t’i bësh ato të binden.
 
Të mbash shpirtin e lirë dhe gjykimin e fortë,
Për të thënë fjalën kultivuar në dije
Të presësh në shtëpi vdekjen ëmbëlsisht.
 
 
Përktheu nga frëngjishtja Marjeta Shatro

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s