Poezi nga Delo Isufi

Poezi nga Delo Isufi

 

KU HUMBE TI

Kohë u bënë pa dëgjuar,
Zërin Tënd melodi,
Nuk e di pse ke harruar,
Ku je fshehur nuk e di ?

Mbrëmjeve kur cicëroje,
Gjithë zogjtë vinin aty,
Bashkë me ‘ta Ti fluturoje
Ku ke humbur, ku je Ti ?

Vite kam pa e dëgjuar,
Të kanarinës melodi,
Vallë ku ke fluturuar,
Ku e ke folenë Ti ?

Unë e di qëTI një ditë
Për mua do ndiesh mall,
Eja, zbrazi meloditë,
Do i dëgjoj atje në varr.

 

DITËT IKIN

Me vete i marrim të bukurat ëndrra,
Netët pus i lëmë mënjanë,
Një ditë nga jeta ne na ikën,
Një tjetër ditë në supe mbajmë.

 

PUTHJET E MUNGUARA

Ato që prej vitesh nuk t’i kam thënë,
Do t’i tregoj një natë pa hënë,
Kur Ti të hedhësh dritë mbi mua,
Në vesh do të përshpëris “Të dua”.

Ti do qeshësh e krahët do hapësh,
Puthjet tona të munguara do kapësh.

 

MALLI PËR MIKEN

Ecte kali suferinë,
Mbi ‘ të hypur një lab,
Ku vinte me kaq nxitim
Ku shkonte me kaq vrap.

Fustanella fluturonte, 1)
Xixa lëshonin patkonjtë,
Tek jarania labi shkonte, 2)
Që t’ i puth gush’ e ftonjtë.

Dashuria e kish dehur,
Fluturonte si rrufe,
Që të vinte pa u errur,
Me peshqeshe dy hejbé.3) 4)

U takuan me shumë mall,
Mikja darkën kish bërë gati,
Nat’ e tyre flakë e zjarr,
Ajo eshkë e strall labi.5) 6)

Nga fjalori shqip- shqip

1) FUSTANELLË f. sh. etnogr. Pjesë e kostumit kombëtar shqiptar për burra, si fund prej pëlhure të bardhë e me shumë pala, që mbahej sidomos në Shqipërinë e Jugut e që sot përdoret nga valltarët popullorë. Fustanella pala-pala. I hapej fustanella.
2) JARANE , e dashura, mikia
3) PESHQESH m. sh. Dhuratë që i bëhet dikujt për dasmë për ndonjë rast tjetër të veçantë. I bëri (i çoi) një peshqesh. Ia bëri peshqesh. Kemi hequr dorë nga peshqeshet. * Ma la peshqesh në derë shih te DER/Ë, ~A. 
4) HEJBE f. vet. sh. Dy torba të mëdha prej leshi a prej liri, të endura a të qepura së bashku, që shërbejnë për të mbajtur sende të ndryshme dhe hidhen në sup njëra para e tjetra prapa ose varen në samar në të dy anët e kafshës; duqe. Një palë hejbe. Var hejbetë. Mbush hejbetë. Nxjerr nga hejbetë. * I kishte florinjtë (paratë) me hejbe (me bisht) shih te BISHT, ~I. Nuk ia vari hejbetë (torbën, trastën, kapistrën, këmborën) shih te VAR. 
5) ESHKË f. 1. Lloj kërpudhe, kryesisht bulledër, që rritet në trungjet e drurëve, e cila, pasi zihet e thahet, mund të ndizet shpejt nga shkëndijat e gurit të zjarrit; copë e vogël nga kjo kërpudhë, që përdoret për të ndezur me uror cigaren etj. Eshkë e tharë. Ziej eshkën. Ndez me eshkë. Zuri (mori zjarr) eshka. Digjet si eshka digjet ngadalë e pa bërë flakë. Të djeg si eshka të djeg pa e kuptuar. I janë bërë faqet si eshkë i janë tharë, i janë rrudhur e nxirë faqet.
6) STRALL m. sh. 1. Lloj guri shumë i fortë, që kur goditet me një copë metali nxjerr shkëndija; gur zjarri, gur shkrepës. Pushkë (dyfek) me strall. Vegla (armë) prej stralli. I fortë si strall. Ndez me strall e uror. I bie strallit të marrë eshka.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s