Poezi nga Josif Gegprifti

Poezi nga Josif Gegprifti

 

Aromë tingujsh

Sa herë vi në këtë qytezë
Dhe shëtis buzëgjolit,
Ndjej aromën e pasioneve të mia rinore,
Aromën e tingujve muzikorë,
Aromën e zërave rinorë
Që më pushtojnë gjithë shpirtin,
Ashtu si pushton
Vala e gjolit bregun e tij,
Ashtu si pushton
Aroma e luleve qytetin.

Këtu është vendi
Ku ka lindur dashuria e dashurisë time,
Poezia ime dhe muzika ime,
Aroma e të cilave
Më ndoqën nga pas gjithë jetën.

Është i mrekullueshëm ky vend,
Sepse këtu fillova të jetoj
Fëmijërinë dhe rininë,
Fillova të ndjej
Dashurinë e dashurisë time,
Familjen, shoqërinë e miqësinë.

Eh Jeta,
Edhe pse është një lëmsh
Plotësisht i ngatëruar,
Kur vi këtu në këtë qytezë,
Ajo më bëhet
Krejtësisht e lehtësuar,
Ndaj e jetoj atë
Me shpirtin e dashuruar.

 

Liqeni psherëtin…

Me liqenin jam mik i ngushtë,
në bregun e tij qëndroj i malluar,
nuk jam poet, s’jam Lasgush,
me valët e tij shpesh kam kënduar.

Një natë prej netësh se si pakuptuar,
errësira gjithçka kishte mbuluar,
vala dhe vajza ishin larguar,
liqeni dhe unë psherëtimë papushuar.

 

Jetën me miq e kam kaluar…

Kush më njohu në këtë botë,
dhe me mua u takua,
kemi pirë shumë, a një gotë,
mik i mirë mbetet për mua!

Dhe ata që nuk më njohën,
dhe veç emrin më dëgjuan,
e ç’rëndësi ka se ata folën,
se rrugëve i dehur kam kënduar!

Me asnjë nuk jam zemëruar,
me ndonjë dhe mirë s’jam ndjerë,
jetën,me miq e kam kaluar,
me miq do ta kaloj përherë!

 

Sa mall kam!
( Dritës – Pesaro-Itali, 25.09.2014 )

Telat e kitarës, si urë
Mbi tërë detin do i shtri,
pastaj do nisem unë
Drejt teje do vi.

Sa mall kam për ty,
Të zgjohen pranë teje të rri ,
Ja, po nisem do vi aty
I mbushur me mall e dashuri.

 

Strehza psherëtin

E shoh strehzën tonë,
Më ajo nuk shndrin,
Atje askush nuk shkon,
E duket sikur psherëtin.

Në atë strehzë të vogël dikur,
Kishte jetë,gëzim e gjallëri,
Ne ikëm larg pa ditur,
se pë atë do kishim mall e dashuri.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s