Kalendari poetik: Poeti që e varën sepse…!!! ( Ken SARO – WIWA ) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Ken SARO – WIWA

Kalendari poetik: Poeti që e varën sepse…
Kenule Beeson Saro-Wiwa (1941-1995), u lind më 10 tetor,  njohur si Ken, shkrimtar, poet, producent televiziv nigerian; njëri nga intelektualët më të fuqishëm afrikanë. Nga fundi i viteve ’80 u bë zëdhënës për të drejtat e popullsisë së deltës së lumit Niger kundër kompanisë shumëkombëshe SHELL, gjë që e bëri njëherësh edhe armik të qeverisë së korruptuar vendëse. E arrestuan disa herë, por Ken nuk u thye. E varën me ngut më nëntor të vitit 1995, para se të skadonte afati i parashkrimit, Në vitin 1996 avokatja Jenny Green, e Qendrës për Të Drejtat Kushtetuese në Nju Jork hodhi në gjyq kompaninë SHELL. Kompania pranoi të paguante 15 milion dollarë dëmshpërblim për të shmangur gjyqin. Poet i vërtetë është ai që sakrifikohet për popullin e tij, jo ata krokodilë që bëhen tifozë me pushtetin e radhës për t’i thithur sa më shumë gjak njerëzve. Njohim shumë ‘poetë’ që duhet të turpërohen përpara kujtimit të poetit, të njeriut të vërtetë Ken Saro-Wiwa. Njerëz si ai nuk “bëjnë shurrën në brekë nga frika” si thotë poeti në këtë poezi:

 

BURGU I VËRTETË 

Nuk është çatia që pikon
Nuk janë mushkonjat që gumëzhijnë
Në qelinë e mjerë, me lagështirë.
Nuk është zhurma metalike e çelsave
Kur roja e burgut brenda të ndryn.
Nuk është ushqimi i mjerë
I pamjaftueshëm për kafshë dhe njerëz
As zbrazëtia e ditës
Që në zbrazëtinë e natës humbon.
Nuk është
Nuk është
Nuk është.

Nuk janë mashtrimet që i çajnë
Veshët gjithë këtij brezi

Është polici që i tërbuar turret me çmenduri vrasësi
Ndërsa gjakftohtë urdhëra gjakatarë zbaton
Për një pjatë gjellë në ditë.

Gjykatësi që ndër libra shkruan
Dënimin, që e di se i padrejtë është

Kalbëzimi moral
Mefshtësia mendore
Që diktaturës legjitimitet të rremë i jep

Burracakëria që shitet për bindje
Që në pusì rri për shpirtrat tanë të nxirë

Frika nga pantallonat e lagura
Nga shurra e bërë në brekë
Kjo është
Kjo është
Kjo është.

Kjo është o miku im, çka botën tonë të lirë
e kthen në burg të nxirë.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s