Mos më lexoni mua… Perlat mos lini mënjanë… / Nga : Liliana Shkodrani Baçi

Mos më lexoni mua…
Perlat mos lini mënjanë…
 
 
Nga Liliana Shkodrani Baçi
 
Këtë mëngjez ndërsa binte një shi i dëndur e unë në katin më të sipërm të pallatit ja dëgjoj sekretet koenfidencën me strehëzat e buklëzat që po mi lë mbi lule vendosa mos të dalim ta pim kafen jashtë ( se kemi as qenin, e ka mar im bir e më duket sikur i shoh harkun e gëzuar te bishtit …) Im shoq e pregatiti . Unë e dëshirojë shijimin të plotë kështu që su ngrita prej shtrati.
Shpesh të djelave ja dedikoj mallit e kështu pa një pa dy bëra.
Shkëlqej vazhdimisht kornizat e argjëndta të të mijve që nuk rrojnë më, u them ca fjalë etj.
Hap yutube, më dalin lotët.
E nis me këngën e nënës që këndon një tepelen’sja ime Vitori Balili.
Teksti i shkëlqyer i artistit të mrekullueshëm Zaho Balili që nuk jeton me mes nesh po me artin e tij ka lënë monumente të pashëmbëllta.
Tre vjet më parë nën kujdesin e të birit doli në shtyp libri i fundit i tij që unë e dëshiroja nxehtësisht ta kisha.
 
Puth ballin tënd Shqipëri… Ju ftoj në lot….
 
Era vjen t’më thot dy fjalë
Ulërinte si e marrë…
Sa më prite atë natë, ti e dije.
Erdha ste gjeta të gjallë
U ula të puthnja ballë
Të putha gjirin e thatë
po dot nuk ta nxora mallë.
 
E jashtëzakonshme. Sërish ju ftojë në shijimin e plotë të librit të të tjerave perla labe, bashkë me ato të Maliq Lilës, e të Petrit Rukës.
E për këtë desha të thoja dy fjalë. Po si mundem të jem konçize kur gjakun e kam të përzier me benzinë labërie.As dy vite më parë edhe z Petrit Ruka u dhurojë lexuesve një libër të mrekullueshëm.I tëri në respekt të lexuesit të kohës me mjeshtërinë e tij tashmë të njohur , të titulluar “Nëntë vjet e nëntë dit”.Ky libër duhet lexuar.Ky libër duhet mësuar.Ky libër s’duhet t’i mungojë lexuesit shqiptar(të siguron dhe komoditetin e trashësisë së limituar sa një fletore e dikurshme)
Libër jo për bredharakët e muzës.
Kur ma dhuroj ,sigurisht i përcolla ndjesitë e mia përtej kufijve, që kam dëshirë t’jua trasmetojë e kan kaluar muaj të shumtë , të shumtë s’di ç’perropi ka marrë……Ja përshtypja ime pas leximit —
 
 
Petrit Ruka
 
I dashuri ynë Petrit Ruka,
E dija që s’do ishte as surprizë, as i ri opinioni dhe konkluzini.Po kush ngopet me mrekullira, kush nuk ka nevojë t’i rinovojë ato e kur nga poret e vargjeve ndihet erë e trëndelinës, gjuha që më rriti , ajo që më bëri grua.E lexoj, e rilexoje e po aty ndiej mbi shpinë vitet që më shkojnë e t’i mësoj përmëndësh vargjet tashmë s’ja dal dot. Nuk dua të futem në pusin e dyshimtë të komplimentave të kollajshme se kjo më nervozon. Nuk më rri për shtat.
“Sështë lulishte për nuhatjen time” (një varg nga libri im… “Intuitë e bluar gruaje”)
Kush jam unë që të të them dy fjalë, z Petrit Ruka ?
Lexuesi shqiptar të njeh tashmë .Dhe unë njihja më parë aromën e dashurisë së vargjeve të tua, kontributin tuaj në artin kinematografik prej skenarëve të filmave një njohje më superiore se njohje në rrjetet sociale, po libri “Nentë vjet e nëntë dit ….”
Akoma nuk të bind me ç’të ka dhënë Turani. Ajo, ajo provinca të ka bërë MIT të letërsisë, shëmbull të humanizmit, besnikun e miqësive, dhe qëmtuesin më të ndershëm të artit si atij të mirfilltë po edhe të kujt kërkon të ndërmarrë këtë rrugë të vështirë.Urimet e mia më të merituara do dëshiroja t’i bashkëndaja me kë ka patur fatin të ket këtë libër,që i përket të gjithëve.
Sigurisht s’do jem e para që them.
-Duhet të jetë në ballë të letërsisë,sidomos të fëmijëve ndër të tjera libra të merituar duhet t’i shoqërojë dhe “ Nëntë vjet e nëntë dit”.Për mendimin tim modest duhet t’i shoqërohet brezave shkollor, po të parët që s’duhet të rrin në vënd numëro duhet të jenë insitucionet shkollore, letrare, sociale. Hajme, duke parë si po shkon organizimi i kulturës ne lexuesit na mbetet të jemi misionarët e cilësisë.
Këte e them se kjo vepër , që përmbledh gjithë bukurinë në gjithshka i përket të gjithëve e mos harrojmë Petrit Ruka—Bukuria do ndryshojë botën, e ti i je “sulur” denjësisht direkt në zëmër të njerëzve, të nxënësve për të mirën e së ardhmes( imagjinoj të jet si Divina Comedia e Dantes)
E di ç’ka më pëlqen më shum nga ç’ka shkruan Petrit Ruka-që nuk pretendon të jet i pëlqyer nga të gjithë, e kjo modesti i përket vetëm talentit , dhe të kujton aq shumë Eliot, Benn… pra më pëlqen përgjegjësia për të realizuar këtë projekt që mendoj se do të jet gëzim autentik i shpirtit që ju këtë ja servirni me gëzim edhe të tjerëve, sepse ç’duan shpirtrat?Më pëlqen madje mjaft, sepse Petrit ju nuk jeni në raport të vështirë me jetën dhe me vargun, po jepni gjith vitalitetin e tij , kuptimit qe nuk është i mbyllur vetëm në faqet e librit po me bukurinë elegante jepni një pjesë të repertorit popullor folklorik.
S’desha ta zgjasja po entuziazmin nuk di të shtrydh. Pëmënda moshën e brishtë të lexuesve sepse njihet kërshëri e moshës fëminore , sidomos ashtu si ata din të përpijnë bukurinë, po ja farë thotë pena magjike e–
 
 
CARLOS RUIZ ZAF’ON
 
” Është shumë e rëndësishme që adoleshentët , fëmijët, të jenë të ekspozuar përballë historisë, sepse i trasmetojnë atyre mrekullira , gëzime dhe bukurinë që letërsia mund të japë. E n q se nuk e zbulojnë në atë moshë, është i pranishëm rreziku i një ekzistence të varfër, larg dijes dhe librit. Në qoftë se ajo që lexohet në moshë të re nuk të mbetet në mëndje , do të jetë si një rrip çeliku në mëndje që s’hiqet kurrë.Prandaj është e rëndësishme që të vegjëlit dhe të rinjtë të lexojnë librat më të drejt të shkruajtura për ta ashtu si ata e meritojnë.E kjo sepse janë më inteligjent e më të shkathët se të rriturit, po mbi të gjitha më të sinqertë me vetveten e me librat.Ata i afrohen historive më të pastra të shkruara me mendje e me zëmër e kështu edhe të rritur do i largohen snobizmit , qe zhvillohen me rritjen sidomos kur servirja dhe zgjedhja letrare kushtëzohet nga faktorët social “
 
Ku mbetëm? Me to e pas lotëve shkrova vetëm këtë varg:
 
” Po më tret ndërp^rerja qortusese e mallit”
 
Më vjen prej një përzirje si thash të malinkolisë, vetmisë ( shpesh dhe të dëshiruar, po kur më magjeps autentikja shqiptare më kthen në shelegen e vrapit pa fund që blegerimën e mallit më mbytë .Vetja më duket shelege që ndjek çurgën e sisës.Unë çurgën e kujtimit,thinjën e shndritshme të sime ëme,tingullin qortues të saj e dua t’i jem pranë.Dëshirojë bota e të vdekurve të më përkasë dua t’i jepem asaj bote në kuptimin më metaforik.Po çfarë më ndodh—Ujvara mbi faqe e lotëve më dërgon te ata,ndihem më mirë me ta se shpesh të gjallët më azgan më mbajnë të koklavitur në faje.Pse kjo që ndjejë,ky ngërç i pacopëtuar më struket nga gjoksi deri në kokë –Pse në kaq sekret mbajmë ndjenjat më të vërteta,
dhe aty aq tremb ajo?
 
 
Vitori Balili
 
Zërat e bilbilave të mallit më dërgojë në malet e Tepelenës labe,në urën mbi Vjosë.Ura përballë Beçishtit të Aliut Pashës .Beçishtit ku jetonte halla ime që mezi më kenaqte duke më dhënë fshehurazi të sajve një kopankë zogu se vija nga qyteti.Dhe se po qaj këtë mëngjez i dua këta lot.Me gëzon”mburrja” e apelit të sime ëme . Apel i thënë thjeshte per mos harrimin e terbietit si e quante ajo.
Më freskon kujtimi i përkëdhelisë së flladit të gushtit,rruga për në Damsin e saj,me kryqëzime aromash të arrave (kaçkash) çuçumët e lartë, më kujton gishtat ngjyrë jod që ne të qytetit i ruanim se na dukej papastërti .Me shpëlodh rikthimin e kujtimit parja sy mësy me ngjyrën e xanave , dunicës, erës së çajit të malit,së lules së shtogut, pluhuri i rrugës së dhive që sa ngrihej ikte prej pemëve e që në grykë e mbysnin…Peisazhi mbi bregun e Damësit, si në pëllëmbë të dorës shikimi i përmblidhte gjithë fshatin.Më kujtohet në një largësi të afërt e të largët cyrla e bariut…përqëndrimi kokëulur i bagëtisë për në vath, kripën të lëpinin donin mjaft.
Ç ’emocion sot për aq pak sa pash. Vajtja ime aty ish mision i nënës time, kujdesi i saj për azmën time bronkiale.Unë nuk dija asgjë. Unë kisha frike morrat, kisha dëgjuar të flitej për pleshta.Ju trëmba bririt të lopës së dajos, Më habiste e nxirë e jamakes,gjarpri që s’kish frikë,ambjentet më të domozdoshme mungonin,fiqtë e shtypur që bënin pis basmën e fustanit tim.Nën tavanë trarë.Habitja tejkalojë ç’do parashikim me shtëpinë e zj së varfër Hanos së Litos …ishte një grumbull kashte.Që andej vinin shumë gajasje.E prap më kujtojnë keto kengët e ditës së diel mënçurinë e qeleshes së dajos.Tani më vjen turp për atë turp kur vinte me qeleshe në Tiranë. Po kur qaj tani kohën se kthej pas.Admiroj ato karaktere edhe se të mbyllura mes malesh kishin aq korrektësi religjioze,kaq autenticitet sa sot e quaj –Inteligjencë superiore labe.
Prap unë qaj ndersa klikoj vidiot.
Shoh “zenkën” e shpeshtë të tim’eti e të mamasë kur vinte njeri bashkë me guzhinën minimale i afronin kengë mikut e ziheshin –Unë t’ja marr e ti ta mbashë…Jo bëjmë të kundertën flista zënka…Ne mbyllnim dritaret , turpi vendoste për ne .Dëshironim den baba denin kryeqytetas, e mbi të gjitha të nesërmen nuk donim SHI (ju kujtohet_)
 
 
Jam e bindur vetëm prekja dhe njëher me atë magji do më sherojnë nga dhimbjet që zun aq vënd në fizikun tim,jo përmiresimi medicinal, as luku që dje e ndryshova e më shndërron në tjetër Lilianë .Nuk më përket kjo bukuri .Dua të të lexoj Zaho Balili, Maliq Lila, Petrit Ruka e shum e shum të tjerë autorë të trevave shqiptare në atë avllinë e Damsit të sime ëme,të më ngop ujët e kroit,pas shtëpisë ku lindi ajo ku si shi i urte binin manat edhe përmbi flokë. Thon ,sot aty ka rrënoja.Po s’ka gajle për mua.Guri di të strehoj sekretet, ka vulën e gjurmëve të saj,ka shndritjen e syrit të saj ka isharetin aprovues të saj plot krenari që fjalën ja mbajë.Jan pemët që ishin moshatare të saj, e nëse më të mëdha se ajo në moshë e kan parë të rritej, e pan nuse e pan thinjoshe, po të vdekur jo–Eshtë bregu dhe shtigjet , janë varret që premtimet mbajnë.Ndaj ëndërojë të shkojë.E po të jen thar krojet,aty dhalla nuk mbaron, aty dhalla ështe ilaç i pelegrinit, i emigrantit, është shija që ngop, është malli i duartrokitjeve të nxehta.
Më pa im shoq si qaj , si ngashërehem ,sheh syzet që lë mënjanë
 
***
Hesht.
Di të hesht.
 
Edhe se ai është i apasionuar me kulturën urbane, ndryshe nga unë që u rrita në Tiranë, përshtypjet e para i kam prej Tirane, por gjaku më rrjedh dhe në atë ruralen.
 
Vërtet ke marr burr për sevda ,thoshte ime më….!
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s