Poezi nga Bilall Maliqi

Poezi nga Bilall Maliqi

 

HAPËRIM(E)

Hapëroj trishtueshëm kilometrave të (pa)zëna
S’e e gjatë ishte udha deri tek ti
Me ngrehina ngjyrë pëlhure të zezë

Në (se) cilën pritë nga një korb i zi
Që sillet trishtueshëm e krrakatë në ajri

(Unë) kërkoj një fluturim shqiponje
Qiellit të pamatur atje lart në kaltëri
Të më vështrojë me ata sy që s’durojnë robëri

Me peshë të rëndë në shpinë
Erdha deri tek ti i lodhur nga ky rrugëtim
Me mallë, dhembje e (shumë) trishtim…

(10 tetor 2017)

 

SYTË S’MUND TË M’I MBYLLNI

S’ka kohë që mund të m’i mbyllë kujtimet
As ky mot i zi
I varur në bisht të korbit të qoroditur

E as stinët e përziera mikste
Që zihen për kufijt e ndërgjegjes së (de)vijuar
Nga i ziu i porositur dhe i goditur

Sytë s’mund të m’i mbyllni me shami
Të mos e shoh shpresën tek torturohet n’vetmi
Nga hienat gjakpirëse e të paditur

Asnjëherë s’mund të m’i zhbëni të miat veprime
Të matura në peshore të arsyes
S’e (ato) n’vrima të imëta të shoshës janë shoshitur…

(08 tetor 2017)

 

KARVANI I VAJTIMIT

(Sa) lotova sot para Karvanit të Vajtimit
Tek pritinin para stacionit të ikjes
Si përballë kortezhit funeral

As (një) gjëmë nuk e lëshova
Veç ofshamat çelnin udhën e pikëllimit

Ej…ç’ditë e zezë përpiu të bardhën dritë
Kur kohëzeza qitur i kishte në pritë

Lotova sot, lotuar kisha edhe dje
Se nga gryka mbushur e valixheve
Ridhnin të vargëzuarat kujtime

E përpara sheshit të zi
Heshtja u ngri(t) si një përmendore
E hijeve të hijezuara për ikje t’pakthimtë.

(06 tetor 2017)

 

KALËROJ NËPËR SHPRESA

Kal(ër)oj nëpër shpresa të nxira
si një hije e nëmur
shkrirë nga rreze përcëlluese të diellit

eci e eci nëpër shtigje të mbyllura
(sa)për ta zënë (qoftë) një shpresë
të fshehur diku palëve të territ të (mes)ditës

heu…nuk më shfaqet (as) një xixë drite
për t’u përbiruar drejt pikës së fshirë të fatit

medet, tani kam ngelur si një kasnec i hutuar
me porositë e harruara të dashurisë…

(03 tetor 2017)

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s