Poezi nga Dhimitër Nica

Poezi nga Dhimitër Nica

 

MBJELLË YJE NË QIEJ TË ZBRAZUR

Mbolla yje në qiellin e zbrazur,
të një gruaje që kishte vuajtur shumë,
tërë jetën një si unë ajo paska dashur,
por se kishë gjetur, gjersa erdhi te unë.

Ajo tërë jetën më kishte kërkuar
dhe s’ kishte gjetur të ngjashëm kurrë,
kështu ishte thënë, kështu ishte shkruar,
ne banojmë afër, në të njejtën rrugë.

Kemi diferencë, ajo është sa gjysma ime,
unë druhem nga vitet e rrudhat mbi ballë,
ajo është hënë e pjekur që ndez veç agime
ajo ka sy deti, me dyzet dallgë…

Edhe unë i vonuari, i kam sytë prej deti
e s’ rrëmojë për këto gjëra, e kam ngrënë kullotën,
por aroma e saj, një trendafil përmeti
m’ i rizgjoi ëndrrat, ma rindezi shqotën.

Mbjellë yje në qiellin e zbrazur,
të një gruaje deri tash, pa pemë e pa lule.
Nga sot e tutje qielli i saj rri përflakur,
ndërsa unë jam bër djalë, pa naze, pa huqe!

©Dhimnica, 10 tetor 2017.

 

NDOSHTA NJË DITË…

Ndoshta një ditë për mua do thonë shumë gjëra,
do thonë të bardha e të zeza natyrisht,
të mirat ka mundësi të mos i thonë të tëra,
ndërsa të zezat mund t’ i shtojnë gradualisht…

E vetmja ditë që për mua do flasin veç mirë,
jo vetëm do flasin mirë, por do shtojnë të pa qena,
do jetë dita e udhëtimit të fundit, kur unë do eci shtrirë
dhe nga pas do më ndjek kortezhi, disi i prekur te zemra.

Atë ditë për mua do mbajnë edhe një minutë heshtje
e do thonë të mira, vend e pa vend,
diku nga fundi i kortezhit do ketë ngërdheshje,
do ketë psherëtima: «sot po e bëjnë hero,megjithë mend!!»

Unë do t’ i ndjejë e do t’ i shoh të gjithë,
do të shoh edhe ty e fëmijët vërtet të përlotur,
juve do t’ ju vijë në vesh e do t’ ju pëshpëris
«mbajeni veten,unë po ju shoh,ende nuk jam sosur…»

Ju do merni forcë e do shihni nga qielli,
do shihni një balon e pastaj një yll që ju vret sytë,
diku pas tij, tash e tutje do fshihem unë i mjeri
dhe do t’ ju bëj shenjë kur të ngeleni ngushtë.

Ndoshta një ditë për mua do thonë shumë gjëra,
do thonë të zeza e të bardha natyrisht,
kush më do vërtet do më ketë te zemra
dhe emrin tim, do e mbajë një ditë im nip…

© Dhimnica, tetor 2017 Selanik.

 

S’MUND TA SHPREHIM DASHURINË…

E di,
në mendje ti më mban gjatë,
por ende s’ke guxim t’më thuash të dua!
Me imazhin tim të zë gjumi çdo natë
dhe përherë në ëndërr më sheh vetëm mua…

E di,
që në mendjen tënde unë kalojë gjatë
e ndoshta s’kam për të dëgjuar kurrë të dua!
Edhe unë në ëndërr të shoh pothuaj çdo natë,
por rri larg, ndoshta kështu qenka e shkruar…

E duam njëri-tjetrin edhe kështu nga larg,
(dashuri e çuditshme, pa prekje natyrisht)
pavarsisht se një tjetër ne mbajmë në krevat,
po kështu qenka shkruar, të duhemi miqësisht…

© Dhimnica

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s