Poezi nga Liljana Merko Rrapushi

Poezi nga Liljana Merko Rrapushi

 

***

Ndoth që ta zgjojmë ne ditën,
në labirinte pafund e lëmë gjurmën,
nërkohë që mbaj fort dorën e një Zonje në moshe!
Një minutë do desha të shkruaj këto grumbuj fjalësh
për një Hënë që përzë dhe yllin e fundit në strofkën e artë.
E kështu sodis lugina të mbuluara nga një vello e bardhë mjergulle,
dhe male shkëmbore të lartë,
dhe të gjitha këto, këtë mëngjes në dhe të huaj, kaq larg …

 

***

Kaq shum vallë kushton një buzëqëshje?
Një fjalë e ngrohtë që akujt shkrin!
Një gjest i thjesht që zgjon gjithë shpresën!
Po pse vallë e ndrydh në zemër,
një ndjenjë të brishtë që vyshket vjeshtës, 
e vret gjithçka me zemërim,
një tingull jete,
një melodi;
Ahh…,  sikur ta dish se jeta shkon udhës pa kthim
e të duash ta kthesh pas sërish
çdo rrugë e çdo shteg është labirint.
Gjithçka do kesh e do të mbetet tek ty,
do jenë veç disa të shkuara kujtime,
të tretura qiellit më të lartë,
e disa të fundit, klithma regëtimash.
Madje një nga një edhe ato do z’ behen nën mjergullën, ku mendja fle
e deri sa gjithçka të shuhet, ditë e re s’ do lindë më!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s