Poezi nga Luan Maloku

Poezi nga Luan Maloku

 

SONTE

Erdhe …
Të mos më lësh vetëm
Mes ëndrrave të trishta
Shpejtove 
Rrugëve të gjata shumë
Dhe erdhe tek unë, sa mirë
Po tani …
Para teje një ndjenjë e fortë
E dashurisë sonë të vjetër
Sonte …
U hapën sa e sa rrugë
Për shtegëtime të reja

Copyright@Luan Maloku-2015

 

SHEKULL I PËRHIRTË

Skamja po mbulon Itakën
E vjetër sa edhe kjo tokë

Shekulli i ri i përhirtë
Nuk solli asgjë, vetëm skamje

Edhe diellit i mungon drita
Jetën e nxirë mjerimi i rëndë

Kohë Migjeniane tek ne
Plot fytyra të zbehta vjeshte

Te muri i kalasë vjetër
Legjendat nuk këndohen
Vetëm këngë mjerimi

Ndihet zëri i shterur lypsari
Në çdo skaj të Itakës time
E plagët rriten e rriten…

Copyright@Luan Maloku-2015

 

KOHA SHPEJT KALON

Koha (po) kalon e dashura ime
E unë duke të pritur ty
E rënd pritja (e) ftohtë si bora 
Çdo ditë pak ngapak po shuhem

E kurrën e kurrës s`të harrova ty
Krahë thyer mbeta përgjithmonë
Oh, sa kam nevojë për ty e dashur
Sikur të takoja edhe njëherë në jetë

Para se t’i mbylli sytë e mi të lotuar
Gjithë e akullt është rreth meje, o Zoti im
(Sa) shumë jetën e urrej pa ty e dashur
Dhe gjithçka rreth meje që më rrethon

By@L.Maloku

 

VENDI IM I BUKUR

(Preshevës sime)

Kjo kohë e pa kohë
E errët me shumë fytyra
Ku xhelozia e shkretë
Dhe padrejtësia na pengojnë
Gëzimin, rritën dhe rrugën
Që të shpie kah e mira
I huaji të mbyllë derën e hekurt
Ah, ky vendi im i bukur
Pse kështu
Pse
Pse
Pse kështu
Ulërimat e dhembjes sate
Dëgjohen deri në qiell
Varfëria s`përballohet më
E shpirti vuan e qanë si fëmijë
Asgjë s`funkcionon këtu
Krejt korrupcion, sa keq
S`di çfarë fati kishim ne, o Zot
Verbuar shikimet mes klithmash
Deri kur do të shkoj kështu…deri kur ?!

By@L.Maloku

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s