Drita që burojnë së brendshmi dhe poezia ( Poetja Teuta Osmani ) / Nga : Vasil Tabaku

 

Drita që burojnë së brendshmi dhe poezia
 
Poetja Teuta Osmani
 
 
Nga : Vasil Tabaku
 
Poetja Teuta Osmani, është krijuese poetike sa e vetvetishme aq dhe orgjinale, sa narrative aq dhe dinamike, sa tradicionale aq dhe moderne.Në të gjithë poezitë e saj sec ka nje dritë të brendeshme, një rrezatim magjik që nuk shquhet menjëherë por ajo vjen dalëngadalë, e plote , solide, e sigurt dhe me një theks diellor, por edhe me atë floririn magjik të Hënës….Aty zë fill edhe ciltersia e saj preverbiale, nje dlirësi që të bënë për vete dhe të befason.
 
Dashuria
 
Dhe erdhe,
pas derës
të prita.
Gjurmët
nëpër shkallë
i lash…,
me një frymë
mbërrita.
Në krahët e mia
Ti ishe…,
m’u duk si ëndërr
ndofta ish’
vet dashuria
 
Në vargjet e poetes jeta, ka privilegjin të jëtë tepër e pranishme, shpesh duket sikur autorja përdor vet vetën si një simbiozë artistike poezi – jetë që na bënë ta përjetojmë shumë afër, dhe shumë thelllë në shpirt.Teuta Osmani, “luan” bukur me elementët jetik dhe ndërton poezi befasuese, ku në të gjithë shtrirjen e saj krijuese poetike. Jeta mbetet thelbi i krijimit dhe artit të saj të fjalës. Teuta Osmani është padyshim dhe një mjeshtre e kumtit poetic. Ky kumt vjen si rezultat i përvojës së saj jetike, përjetimeve të shumta fëmijërisë, adoleshencës dashurisë së vërtetë dhe dimensioneve të jetës me gjithe dramat dhe dhimbjet e saj.Poezia e Teuta Osmanit, ne shumë raste shfaqet si një copëz jete reale, e prekshme dhe mjaft e freskët aq sa shpesh duket sikur ti si lexues je pjesë e saj, një copëz jetë e skalitur mjeshtërisht nëpërmjet vargjeve dhe krijon atë ansambël magjik të fjalës.Ndaj dhe autorja në një dilemë të përherëshme pyet e shqetësuar pse jo dhe mosbesuese .
Teuta Osmani
 
Teuta Osmani, e shpallë dlirësinë e saj me shumë dinjitet dhe art. Feminiteti i saj poetic është një ndërthurje magjike befasuese dhe plotë fshehtësi sa njerzore aq dhe mistike, sa natyrale aq dhe futuriste sa irreale aq dhe të prekëshmë. Në këtë perfomancë të madhe të feminitetit të saj poetic ka një orgjinalitet trondites që të rrëmben dhe të mbush me një dukuri të fshehtë, të paparagjykuar dhe të besueshme. Shpesh të duket sikur nuk je duke lexuar një poezi, por thjesht je duke biseduar ngrohtë, imtësisht dhe magjishëm me Teutën…E gjithë kjo është shendërtuar bukur pse jo dhe mjaft mirë profesionalisht duke sjellë kështu nje risi në laminë e re poetike.Kjo risi në poezinë e Teuta Osmanit shpallet thjesht pa zhurmë, tepër modeste por tepër e bukur dhe mbresëlënëse.Poetja në procedimin e saj poetik kërkon shumë, ajo nuk mjaftohet me ca konstatime rastësore. Opusi i saj krijues ecen tepër thellë dhe natyrisht, autorja rend nëpër rrugën e veshtirë të poezisë duke zgjedhur margaritarët e fjalës poetike dhe asnjëherë nuk të zhgënjen…
 
Heshtje ,
heshtje dhe nuk di perse?
Vetem heshtje kam para syve
asgje s’leviz nga dje ,
nga moti qe shkoj
sikur te mos fryj
asnje ere apo furtune
si nje ikone para syve me qendron
si nje mall qe ne buze belbezon
si nje drite e shembellyer
si nje enderr qe s’me leshon
s’di perse heshtin
malet
rruget .
xhadet
nuk levizin as gjethet e pemeve
te zhveshura nga stinet ,
nga mallet.
 
 
DASHURIA SI NJË MUNDËSI E KRIJIMIT
 
Dashuria në poezinë e TEUTA OSMANIT është një universe më vehte, një shpërthim i fuqishëm ndjenjash të bukura plot dritëhije që e bënë dashurinë njerzore të bukur, shpërthyese, dinamike dhe të rrallë.Eleganca e fjalës së saj poetike të befason por njëhërësh edhe të motivon dhe të krijon emocione të rralla dhe tepër të dridhëshme, ashtu sikundër është në të vërtetë dashuria.Teuta Osmani, duket se i jep shumë jetë dhe frymë dashurisë si motiv dhe si ndjenjë si shpirt njerzor dhe si magji e ëndërrës së bukur. Autorja frymonë brenda dashurisë dhe e ndriconë atë me dritëzat e saj të brendëshme në një mënyrë vërtetë tronditëse dhe të mistershme, të prekëshme dhe irreale, të ngrohtë dhe të thellë, të afërt dhe të largët…Dashuria në poezitë e Teuta Osmanit është padyshim një zbulim poetik, orgjinal dhe rrëmbyes, tronditës dhe unikal…
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s