Fabula nga Iliaz Bobaj

Fabula nga Iliaz Bobaj

 

FSHATARI DHE DRURI

Një fshatar nguli një hu gardhi,
një dru të fortë, të prerë nga pylli.
Dikush e pyeti: – Ç’e do, or babë ?
-E dua si shkak, të grindem me fqinjin.


NË SELINË E LUANIT

Në selinë e luanit mbret,
i vunë të gjitha,
me shije, estetikë:
mobiljet, qilimat, orenditë.
Veç s’dihet se si,
banja pa peshqir kish mbetur.
Shërbyese baldosa i kërkoi ndjesë.
-S’ka gjë, – tha luani, –
fshihem me ndonjë lepur.

* * *
Morën vesh lepujt,
erdhën nga ana e anës,
zunë radhën tek dera e banjës…


SYRI DHE RRIPI

Për këmishën, si kish dalë,
u hodh syri, tha ca fjalë.
Tha rripi: – Po vërejtjet tona ?
-Rri, o rrip, mbaj pantallonat !


PARA ÇIFTES

-Mos më vrit, – tha lepuri, – nuk e sheh,
po zhdukemi me fis ne të mjerët.
Dhe pse s’i prekim kujt një fije floku,
ta jetojme jetën, s’na lënë të tjerët.
* * *
Gjahtari uli çiften: – Ndërsa ne njerëzit,
brenda fisit tonë e kultivojmë vesin:
nëse juve s’u lënë të tjerët të jetoni,
tek ne nuk na lënë të qetë as të vdesim.


FERMA E CJAPIT

Cjapi me trastë hodhi lekët,
bëri fermë, mbarështoi lepujt.

* * *
Një lepur me kënaqësi:
-Duket, na ka dobësi.

* * *
I tha cjapi: – Leri marret,
unë me juve pastroj paret…

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s