NISJE NGA PORTI – Eduardo MITRE (1943) / Shqipëroi: Maksim Rakipaj

Poezi nga Eduardo MITRE (1943)

 

NISJE NGA PORTI

Një pemë pat qënë kjo anije
dhe det’i mëshirshëm tani
në çdo valë, ngadalë ja fshin
gjithë ç’pat prej zogjve kujtime.

Kështu, në çdo dashuri,
s’ka si mbrohet ai që mungon,
shuan koha, gjithçka fshin,
pa u ndjerë, pa vrarë njeri.

Koha dhe vetë dashuria
si të pangopura nga babëzia,
një tjetër lëkurë i veshin kujtesës
dhe një trup bëjnë flì për një tjetër.

Të harrosh njësoj është si të vdesësh
dhe të ringjallesh si njeri krejt tjetër.

 


© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s