Poezi nga Agim Bajrami

Poezi nga Agim Bajrami
 
 
Grua
 
Ti më puthe lehtas këtë mbrëmje,
si një dhuratë që vjen papritur
Ç’e vetme je për këto gjëra,
sa herë që unë jam i mërzitur
 
E ke një shqisë më shumë nga mua,
tek më kupton me një vështrim
përndryshe s’ mund të quhesh grua,
as lumturi e shpirtit tim
 
Unë natyrisht s’ të refuzova,
mes zymtësisë ku isha strukur,
ku ka më mirë se të të puthë
kaq mrekullisht një grua e bukur
 
Buzë mbrëmja befas shtyu perdet
dhe muzgu vete u davarit
një dritë mu duk se ndriu rreth meje
sado që mbyllur kisha sytë
 
Atë çast ti vije erë deti
Aroma pemësh s’ di se çfarë
Mërzia krejt harruar mbeti,
se ti me buzë e kishe” vrarë “
 
S’ mu desh aq gjatë të shmang hutimin
ta vesh vetveten me gëzim
Ti di të puthësh jo veç bukur,
por dhe ta shndrrosh atë në frymë.
 
 
 
Ata
 
Ata qëndrojnë nën një ballkon
pranë njëri- tjetrit kokat strukur
Unë s’ mund ti ndjej se çfarë po thonë,
por shoh se qenkan shumë të bukur
 
Ajo me flokë si grurë i bërë,
që pret të korret për çdo çast
Unë si dalloj ç’ janë duke bërë,
por që po puthen , unë vë bast
 
Ai i gjatë si një poemë
I hovte , i vrullshëm si përrua
Nuk mund t’ ju them ç’ fjalë po këmbejnë,
por di që shpesh i thotë : Të dua!
 
Nga sytë e vajzës ndjej një dritë,
që ndizet , shuhet herë mbas here
Unë s’ ja shoh mirë se mi vret sytë,
por di që ngjan sa dhjetë ylbere
 
Të dy mbështjellë me tis mesdite
dhe me pak droje që hiqet zvarrë
Unë ende s’ shoh flakë që të ndizen,
por ndjej nga larg një si erë zjarr
 
Ata qëndrojnë nën një ballkon
pa pyetur hic ç ‘ thonë njerëzija
Unë nuk i njoh , por të gjithë thonë :
Ata .. janë vetë dashurija!
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s