Kalendari poetik: Eugenio MONTALE ( Nobel Prize 1975 ) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Kalendari poetik: Eugenio MONTALE ( Nobel Prize 1975 )

12 tetori është data e lindjes së Euxhenio Montale-s, (1896-1981), poet, shkrimtar i njohur italian. Në motivacionin e dhënies së çmimit Nobel në vitin 1975 thuhej: “Për poezinë e tij të veçantë, në të cilën me ndjeshmëri të lartë artistike shpreh vlerat njerëzore për mundësimin e një jete pa iluzione.”

NJË DITË, NDOSHTA MASKAT DO T’I HEQIM

Kushedi, ndoshta një ditë do t’i heqim maskat,
që pa ditur se si, në fytyrë mbajmë.
Prandaj kaq të vështirë e kemi
njerëzit që takojmë t’i njohim.

Mes të shumtëve, mes miliona njerëzve ndoshta,
është ndokush që maska me fytyrën i përputhet
dhe vetëm ai do të mundte të na thoshte
atë fjalë që prej kohësh presim. Por ka të ngjarë,
që as ai vetë të mos dijë gjë për këtë.
Në e pastë ditur ndokush, në se ndonjë i tillë jeton,
u bëfsha gagaç, a më keq se aq.

Nuk ja vlen ta gjesh një të tillë. Emri i tij
i pashqiptueshëm është, për shkaqe
që me fonetikën s’kanë të bëjnë. Shkenca
s’ka nge të merret me këtë punë.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s