Nënë! Po vij… / Poezi nga Armando Vebiu

Poezi nga Armando Vebiu
 
 
Nënë! Po vij…
 
Nënë! Po vij…
Hapat më duken dekada pa fund,
ndoshtë kurrë s’ do të arrij,
dhe të ndal lotët nuk do të mund!
 
Kam frikë nënë! Nata më duket sikur klithmon.
rrënqethem e i përngjitem pyllit,
ndoshta dikush lart po më shikon,
që fle shtrirë mbi shpatullat e yllit.
 
Dhe era grryen të çarat në tesha
freskon faqen e lagur, të tharë,
lotët mbi sy dot nuk i ngjesha
mendonin për faqen se ishte me fat.
 
Syrgjynosur në baltën që çahet thellë
S’ mendoj për malin që ngjitet në qiell,
se dija se ç’ mund të të bënte malli,
që zhyt zemrën akull në diell.
 
Nënë! Më duket se horizonti ngjyrë po thërret
ndoshta dhe ky një haluçinacion
dhe zemra nëpër brinjë po troket
trupi më ndizet, por loti s’ pushon.
 
Përtej malit sapo hyri drita
se di se ç’ ishte, diell apo hënë,
rashë përtok e ty të thirra
aty të gjeta, e shtrenjta nënë!
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s