Poezi nga Agim Desku


Poezi nga Agim Desku

 

PASQYRA

Dy fytyra më dalin
Njëra është e imja
Tjetra në një të dehur
Më ngjanë.

Pasqyrën të ngrirë
E mbajnë ëndrrat
Kur s´kanë gjumë
As gotë për t´u dehur.

E di se si dukem
Kur nuk flas
Edhe nëse pelcas
Shikohem në fjalën tënde
Pasqyrë.

 

NGRIRË

Ngrirë jam në secilin acar dimri
Përse ngrijë verës kur vapa kalon dyzetëshin
Ende as sot nuk e kuptoj këtë gjë fare
A do ngrijë si dje edhe sot,nesër nuk e di çfarë thot fjala.

Dikur edhe në minus njëzet gradë nuk ngrija
E besoja në fjalën e miqve kur ngritnim dolli
Dehja ishte një gotë e çastit dhe e haresë
Këngët më ishin ngrohja më e dashur e diellit.

Sonte më ngrijnë edhe ëndrrat e vjeshtës
Acarët kthejnë sa herë stuhitë marrin ngjyrën e njeriut
Atij që me sytë e vërbër e vërbon edhe zotin
Sa mëkat ka jeta ime kur e jetova në një dolli të ,,mikut”.

Ngrirë më janë gjithë ëndrrat e ëndrrave të pathëna asnjëherë
Pse nuk kisha fuqi të flisja me lajka ashtu siq flet tërë bota
E mendova më mirë të jem i ngrirë se sa një njeri i paftyrë
Me emër demonësh të ecja si një palaqo i paburrë.

Më ngrijë o zot pash bekimin që ti botën solle vargut serembian
Ndalo dhe më thuaj për ke të ngriti gotën më parë se sa për ty
Me Mona Lizën shqiptare jeta më falë një copë ozoni të lashtësisë
Ja ku më ke,ndalo kur kam vapë e kur kam stuhi shpirti.

 

TË FALA JERUSALEMIT

Këmbëkryq rri në Prishtinë
Flasim deri në mëngjes me Yllin e Davidit
Nuk më zhduket nga harresa jeta plot frikë
Secili brez vëjmë lule mbi varret çifute.

Lirinë e paskemi pasur të njëjtë
Diku të fshehur kur nëna më jepte gji
Në djep me Yllin e Davidit jam pagëzue Agim
Kohën e ferrit e mbyta me ëndrrën që ia fala lirisë.

Të fala Jerusalem të bëj në ëmrin tim
Ju përcjell përmes vargut të Rashel Solomonit
Eh, një ditë do të jem me mikun Moisi Matathia Moshe
Varret mbetën këtu në Prishtinën time plot lule bozhure.

Në festa të Pavarësisë se Shqipërisë kthej për ca lule miqsie
Më të mirat janë nga lloji i trëndafilave të kuq si vet liria e shejtël
Ëndërrën e ruja kur një ditë do t´i bëja të fala Jerusalemit
E kam ditur së miqt do të më ftojnë sepse na bashkon Ylli i Davidit.

Kur të shkoj në Jerusalem do t´i marr fjalët e nënës Zelihe me vete
Djepin që u rrita më shqiponjë dhe mbi të Yllin e Davidit
Edhe kujtimet për varret çifute që më kanë mbajtur gjallë deri tani
Ferrin e Dantes e mallkova kur lirinë e deshti për mua zoti edhe miku.

Unë mbeta një luftëtar i kohërave kryeneqe që kurrë nuk dinë të falin liri.

 

GJERGJIANE

Sonte e kam mendue të flas në kohën time gjergjiane
Asnjë kohë nuk i përngjanë dhembjes që u bë plaga ime
Mos më kërkoni të ju them cilët ishin luftëtarët e betejave
Ata që janë shndërrue në lindjen dhe jetën e atdheut.

Ndaloni për një çast të shohim cilat nga plagët ende rrjedhin
Çfarë bëhet me jetën nëse ajo ka përfundue në legjenda
Dhe ende zanat nuk kanë gjumë as jetën e shejtë nuk e përfundojnë pa ty
Kam ndarë mijëra vite që kurrë nuk kthehen ma si cunamet që vrasin.

Ç´jetë më është sot pa kohën gjergjiane që dhembjen e ka mbi yje
Ëndrrat më janë ndalue për një çast të rritës sonë si komb
Të nisëmi nga dashuria që vetëm mikja ma thot ashtu siq e fal atdheu
Në kohën time nuk paska më asnjë dëshmor që s´ka fitue betejat e tokës.

Mos u fjalosni kurrë me zanat që ruajnë dhe shërojnë plagët e Gjergjit
Nëse ende ngjani me emrin dhe gjuhën e zotit,ndaloni gotat e dehjes
Ose dehuni deri sa yjet të zbresin një nga një si çlitimtarët e shpirtit
Mos harroni të ruani puthjet vetëm për dashuritë që të mbysin çdo çast.

Unë dua ta ndërroj kohën time me kohën e Gjergjit e të plagëve të tij të jetës
Nëse di të shëroj nga koha që djajtë na i mbysnin dhembjet e gëzimet
Tokës dhe zotin dua ta shikoj me sytë e mi e të bëhem dhembja e mikes
Fjala dhe besa që s´ka shekull që më ndalon të besoj në jetën e vdekjen.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s